Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar në konferencën ‘Strategjia e Drejtësisë për të Miturit” se këtë mandat qeverisës është prioritet respektimi i të drejtave të fëmijëve. 

Shqipëria ka pasur dhe vijon që të ketë një angazhim për të drejtat e fëmijëve. Në këtë përvjetor, qeveria, ministria e Drejtësisë dhe qeveria vjen me një qasje të re. Ne mbështesim rekomandimet për angazhimin e strukturave policore për përmirësimin e infrastrukturës në komisariatet e policisë, për pritjen, marrjen në pyetje.

Përmirësimin e kurrikulave për formimin e policëve për punët me të miturit. Si ministër kam bindjen që puna e policisë do të duhet të orientohet drejt disa qëllimeve madhore; të respektohet dinjiteti, mosha, gjuha, niveli i të kuptuarit, psikologu, etj.

Jemi të angazhuar për ndryshime në strukturën e policisë, tashmë ndër të tjera kemi parashikuar ndryshimin e sistemit të kontrollit të territorit për parandalimin e kriminalitetit për të siguruar uljen e personave të përfshirë në vepra të lehta penale.

Rritje e vëmendjes për parandalimin e veprave penale te të miturit. Kemi parashikuar fuqizimin e shërbimit të psikologut në strukturat e policisë, program në shkolla,fusha ndërgjegjësuese. Policia do të duhet të tregojë respektin për të drejtat e fëmijëve, do të jenë në fokusin e ministrisë për të përmirësuar situatën e të miturve në konkat me policinë” deklaroi ministri. 

dy.b/shqiptarja.com