Tre organet e vettingut nuk kanë marrë ende fonde nga ministria e financave për të zhvilluar punën e tyre. Pavarësisht kësaj, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të tre institucionet u shprehën të kënaqur me fondet që qeveria ju ka parashikuar për vitin 2018.
“Jemi në fazën fillestare të punës dhe parashkim,et nuk mund të jenë të sigurta deri në fund të vitit që vjen, sepse nuk dimë ende fluksin e punës. Vettingu ka filluar” u shpreh Genta Bungo, kryetare e komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Por, për demokratët ky buxhet ngre pikëpyetje. “A keni nevojë për shtesë? Ku fillon Vettingu? Me këto dhe pse ju jeni dakord, unë mendoj se është e pamjaftueshme. Edhe Vettingu nuk fillon nga rekrutimi i stafit, por nga ata që do të ulen para jush, gjyqtarë dhe prokurorë” tha Bylykbashi.
Fonde shtesë kërkoi edhe Autoriteti i Hapjes së dosjeve, kryesisht për sigurinë e institucionit dhe ruajtjen e dokumenteve sekrete.
“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Si mund ta bëjmë me paratë e donatorëve” tha Genta Sula.
Ndërkohë, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në një mbledhje me dyer të Mbyllura, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, dhe ajo e Parandalimit të Pastrit të Parave kërkuan fonde shtesë për pajisje dhe staf të specializuar për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të vettingut, hetimit pasuror dhe lidhjeve kriminale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44%
-
Njësoj
18.4%
Vota total: 2011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra
3 Gusht, 19:57
-
Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv
3 Gusht, 19:56
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Nesër zgjedhje në Himarë, votohet kryetari i ri i bashkisë! Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Situata e zjarreve në vend, 26 vatra brenda ditës dhe 12 janë ende aktive! 450 forca në terren, harta e plotë
3 Gusht, 19:16
-
VIDEO/ Shkopi e godet në 'vend të keq', atleti humbet finalet e Lojërave Olimpike
3 Gusht, 19:10
-
Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroport
3 Gusht, 19:06
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur
3 Gusht, 18:38
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike
3 Gusht, 18:17
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14