Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Superligën shqiptare, Andrea Agostinelli ka marrë drejtimin e Beneventos në Serinë B të futbollit në Itali. 65-vjeçari nga Ancona do bëhet trajneri i katërt gjatë këtij sezoni për Beneventon, me klubin që kërkon të shpëtojë nga rrëzimi në Serie C.
Pjesë e Gudja United në Maltë, duket se 65-vjeçari ka lënë punën në ishull dhe pas telefonatës ka pranuar drejtimin e Beneventos. Humbja me Spalin në javën e fundit të Serie B, solli edhe dorëheqjen e Roberto Stellones, teksa presidenti Oreste Vigorito ia ka besuar drejtimin e skuadrës pikërisht Agostinellit.
Gjashtë javë nga fundi i sezonit në Serie B, Benevento mban vendin e fundit të klasifikimit me 29 pikë, tre më pak se zona e shpëtimit. Kujtojmë se Agostinelli drejtori Partizanin në 20 ndeshje gjatë sezonit 2015-16 dhe Skënderbeun në 22 ndeshje gjatë sezonit 2016-17.

Komente

