Drejtoi 'revolucionin' e 6 janarit në Kapitol, dënohet me 22 vjet burg ish-udhëheqësi i grupit ekstremist në SHBA

Drejtoi 'revolucionin' e 6 janarit në Kapitol, dënohet me 22 vjet burg ish-udhëheqësi i grupit ekstremist në SHBA

Enrique Tarrio

Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, është dënuar me 22 vjet burg për një komplot të dështuar për të mbajtur në pushtet ish-Presidentin Donald Trump, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.

Enrique Tarrio ishte i pandehuri kryesor i një prej çështjeve më të rëndësishme që Departamenti i Drejtësisë ndoqi penalisht lidhur me sulmin në Kapitol.

Themeluesi i grupit “Oath Keepers” Steëart Rhodes dhe ish-udhëheqësi i “Proud Boys” Ethan Nordean u dënuan të dy me nga 18 vjet burg lidhur me rolin e tyre në ngjarjet e 6 janarit, ku

Prokurorët kishin kërkuar 33 vjet burgim për Tarrion, edhe pse ai ishte arrestuar dhe urdhëruar të largohej nga Uashingtoni, në kohën kur anëtarët e grupit ‘Proud Boys’, iu bashkuan mijëra mbështetësve të zotit Trump në Kapitol. Por prokurorët thonë se Tarrio organizoi dhe udhëhoqi sulmin e grupit nga larg, duke frymëzuar ndjekësit me karizmën dhe prirjen e tij për propagandë.

Ai ishte akuzuar për konspiracion për rebelim një vepër e rrallë, e sjellë nga epoka e Luftës Civile, për të cilën Departamenti i Drejtësisë akuzoi anëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë, që luajtën një rol kyç në sulmin e 6 janarit.

“Duke përdorur platformën e tij të fuqishme, Tarrio ka treguar vazhdimisht dhe publikisht se nuk është penduar që ndihmoi lidhur me atë që ndodhi më 6 janar”, shkruhej në një dosje gjyqësore.

Avokatët e 39 vjeçarit nga Majami mohojnë se grupi “Proud Boys” kishte planifikuar të sulmononte Kapitolin.

Së fundmi Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe Trump për komplot për të përmbysur sistemin demokratik amerikan, duke akuzuar ish-presidentin për komplot në ditët para sulmit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që e shpallnin atë humbës.

Trump, i cili është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale 2024, këmbëngul se nuk ka shkelur ligjin. Gjyqi ndaj tij mbi këtë çështje është caktuar më 4 mars.

Më shumë se 1,100 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit. Më shumë se 600 prej tyre janë dënuar dhe mbi gjysma, kanë marrë masa ndëshkimore me burgim.

Kush janë  ‘Proud Boys’ ?

The Proud Boys është një organizatë militante neo-fashiste e ekstremit të djathtë të Amerikës së Veriut ekskluzivisht mashkull , që promovon dhe angazhohet në dhunë politike. Udhëheqësit e grupit janë dënuar për kundërshtim të dhunshëm ndaj qeverisë amerikane, duke përfshirë transferimin e përcaktuar me kushtetutë të pushtetit presidencial. Ajo është quajtur një bandë rrugësh dhe është caktuar si një grup terrorist në Kanada dhe Zelandën e Re. Djemtë krenarë janë të njohur për kundërshtimin e tyre ndaj grupet e majta dhe progresive dhe për mbështetjen e tyre ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 06/09/2023 09:40

    ZOTIN I KANE LUJT...PAK I KANE DHENE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu