Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, ‘Rrugorja’ e Lezhës prangos 5 persona, 3 të tjerë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, ‘Rrugorja’ e Lezhës prangos 5 persona, 3 të tjerë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës

Policia Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 5 persona dhe 3 të tjerë i ka vënë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, Xh.D., 57 vjeç, banues në Fushë Mamurras, A.L., 18 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin, L.Gj., 57 vjeç, banues në Krujë dhe E.Z., 29 vjeç, banues në Laç . Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasit :N.Ll., banues në Mirditë, M.L. dhe M.A., banues në Lezhë. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në akset rrugore Lezhë-Shkodër,  Lezhë-Milot,  Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin në policisë.

Gjithashtu, vihet në pranga 30-vjeçari, për veprën penale "Dhuna në familje ".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Dh.L., 26 vjeçe. Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram