VLORË- Tre drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e Policisë pasi janë konstatuar duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në Vlorë. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se dy nga personat e arrestuar lëviznin pa leje drejtimi.
Përkatësisht është arrestuar një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet B. D. banues në Vlorë, i cili udhëtonte pa patentë dhe për të njëjtën arsye ka rënë në pranga edhe 26-vjeçari M. Z., banues në Fier. Ky i fundit ndërkohë është përfshirë edhe në një aksident, por që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkaq është arrestuar edhe një 28-vjeçar i identifikuar si S. H., banues në Korçë pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka shkaktuar nëj aksident me dëme materiale.