VIDEO/ Drejtonte kartelin me vlerë 4 mln euro në Belgjikë, Spanja kap bosin shqiptar në arrati! Haredin Fejzulla i dënuar me 29 vite burg, menaxhonte shtëpitë e barit

Madrid- Spanja arreston një nga më të kërkuarit e listës së EUROPOL dhe Interpol, i akuzuar për drejtim të një karteli narkotrafiku në Belgjikë dhe dënuar në mungesë me 29 vite burgim.

I arrestuari është Haredin Fejzulla, 58 vjeç dhe operacioni është kryer më 12 Shtator nga Roja Civile spanjolle në një nga zonat e Madridit, por u konfirmua vetëm dje në media prej autoriteteve, pasi edhe Belgjika dërgoi konfirmimin për identitetin, bazuar në të dhënat biometrike.

Shqiptari dyshohet se prej vendosjes në Spanjë kishte nisur po aktivitet narkotrafiku, duke drejtuar shtëpitë e barit, me aktivitet miliona euro.

“I arrestuari, me origjinë shqiptare, është dënuar për trafik droge dhe konsiderohet si drejtues i një organizate kriminale të dedikuar për kultivimin dhe trafikimin e hashashit me të cilën ka grumbulluar një pasuri prej më shumë se katër milionë euro”, shkruan media vendase “El Pais”.

Policia tha se kapja e tij u bë teksa po lëvizte me një furgon nëpër qytet, në lagjen Carabanchel të Madridit. Bashkë me të u ndaluan edhe 10 persona të tjerë, anëtarë të grupit. Fejzulla u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga Gjykata e Brukselit, por pas vendimit u arratis.

“Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid. I arratisuri mori masa të shumta sigurie për të mos u lokalizuar dhe kishte mjete të ndryshme me të cilat udhëtonte të fshehura, si dhe shtëpi të shumta ku kalonte natën me ndërprerje”, shkruan gazeta tjetër spanjolle “OkDiario”, e cila ka publikuar edhe videon e ndalimit.

Ai ndërronte rregullisht edhe celularin, që të mos gjurmohej. Por kapja u bë teksa shkonte për të inspektuar një nga shtëpitë e barit dhe strehimoret e tij në zonë.

Fejzulla pritet të ekstradohet së shpejti drejt Brukselit, teksa ndaj tij ka një dënim për 13 krime të trafikut të drogës, anëtarësimit në organizatë kriminale dhe falsifikimit të dokumenteve të kryera, mes viteve 2014 dhe 2018.  

“Rrjeti ishte i mirëorganizuar, me role të ndara dhe i koordinuar për aktivitetet e paligjshme. Në nivelet më të ulëta kishte kopshtarë, punonjës pastrimi, grumbullues parash dhe menaxherë logjistikë. Grupi përdorte dokumentacion fals për të marrë shtëpi me qira dhe për të lidhur kontratat e energjisë elektrike në banesat ku kultivonin kanabis në masë”, vijon “El Pais”.

Një tjetër strategji ishte rekrutimi i punonjësve të barit. Hetimi nga autoritetet belge kundër bandës Haredin Fejzulla kulmoi me çmontimin e 13 plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e tyre. Belgjika kishte lëshuar 3 urdhër-arreste ndaj tij menjëherë pas arratisë, teksa mësoi dhe dënimin.

Haredin Fejzulla në listën e EUROPOL-it

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën