MALLAKASTER- Policia e Mallakastrës ka arrestuar një shofer pasi tentoi të korruptonte oficerin e policisë rrugore  teksa i kërkoi të kontrollonte dokumentat e mjetit që drejtonte. 

Në pranga të policisë ra 44 vjeçari Tomorr Hoxha, banues ne Fier, drejtues i mjetit me targa AA 872 MX.

Sipas njoftimi te policisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga oficeri i policisë së Mallakastrës , rezultoi se drejtuesit të mjetit i kishte përfunduar afati vlefshmërisë së patentës.

Për të shmangur  masën administrative ndaj tij, ai i  ofron rryshfet punonjësit të policisë, por  arrestohet në flagrancë për "Korrupsion aktiv.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Redaksia Online

M.D Shqiptarja.com