Këtë të martë, më 1 gusht kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet.

Pak ditë më parë vetë kreu i qeverisë  ka pohuar se do të nis pushimet në 1 gusht dhe destinacioni do të jetë Dhërmi.

Kohë më parë duke iu përgjigjur mediave greke ai pohoi se pushimet i bën në Shqipëri, rregull të cilin do tia kërkonte edhe ministrave.

Ishte vetë Rama i cili vetëm pak ditë pas zgjedhjeve kërkoi që asnjë prej deputetëve të mos niste pushimet para datës 1 gusht,pasi do të kryheshin edhe dëgjesat me publikun.

Por mësohet se edhe ditën e nesërme Rama do të jetë i pranishëm në samitin e Podgoricës ku janë të pranishëm liderët e rajonit dhe zv.presidneti amerikan Mike Pence.

Një ditë para se të merrte zyrtarisht pushimet Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të spitaleve në të gjithë vendin, ndërsa komunikoi se puna do të vijojë në fund të gusht, teksa në shtator pritet të krijohet  edhe qeveria.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com