Drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Report Tv: 3 janë shtyllat kryesore të investimeve tona në Shqipëri, fokus mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Stefania Vizzaccaro, në një intervistë për Studio Live në “Report TV”, ka folur për rritjen e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe projektet konkrete që janë të angazhuar. 3 janë shtyllat kryesore të investimeve, me fokus kryesor mbrojtjen e natyrës dhe ambientit, forcimin e rolit të gruas, për të vijuar me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e komuniteteve lokale.

Intervista e plotë

E nderuara Vizzaccaro, faleminderit që pranuat të jepni këtë intervistë për Report TV, çfarë mund të themi në lidhje me raportin e prezantuar për vitin 2021?

Ky është një raport vjetor që bën një fotografi të aktivitetit tonë për 2021 në Shqipëri që konsiderohet një vend prioritar, por edhe në Ballkanin Perëndimor, është një moment që tregon rezultatet por edhe impenjimin tonë. Për ne është e rëndësishme që ky udhëtim të vijojë më angazhim konkret. E kemi thënë që aksioni jonë bazohet në 3 tematika kryesore, me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, ndihma për qëndrueshmërinë ekonomike dhe shtetit të së drejtës. Për të hyrë më në detaje për 2021 ka patur shumë iniciativa që të korreluara dhe të lidhura me njëra tjetrën të japin një ide të qartë për rolin e agjencisë në këtë vend. Ne në të gjitha iniciativat tona e kemi me shumë rëndësi fuqizimin e gruas në Shqipëri por edhe të të pamundurve. Kjo në thelb është dhe qasja e kooperacionit italia që në thelb shikon njerëzit. Kjo lidhet edhe me rolin e shoqërisë civile që ne punojmë që janë njerëz që jetojnë në këto komunitete. Në të cilat ata japin dhe kontribut për të arritur në atë finish që është integrimi në Bashkimi Europian, për të cilin po flitet vazhdimisht dhe që është me afër se më dje. Ky është objektivi, për të cilin padyshim ka shumë për të bërë nga ana institucionale dhe duhet që të vrapohet, por komunitetet që unë kam takuar janë efektmërisht në BE. Duhet bërë dhe një sqarim çfarë do të thotë integrim në BE, nuk është një bashkim popujsh, por një bashkim në diferencat. Uniteti është thesari kryesor I Unionit që në besoj duhet ta kultivojmë edhe këtu.

Për sa i takon dhe angazhimit tuaj konkret këtu për 2022, cilat do të jenë projektet tuaja që do të angazhoheni?

Për këtë vit terreni është I shtruar, do ti japim një fokus të madh ambientit dhe natyrës. Por po japim një rëndësi të madhe edhe për kulturën jo vetëm në sensin klasik të fjalës, pra jo vetëm në dhënien e vlerës së trashëgimisë kulturore, por shikoj edhe një mbështetje ndaj industrive të eja kontemporane. Kjo është shumë e nevojshme për të patur një shoqëri me zhvillim të qëndrueshme dhe paqësore. Prandaj ne kemi një qasje ndryshe për kulturën jo vetëm material por edhe në dimesione të tjera me një fokus të ri që ne do të ndjekim. Në çdo aktivitet mos të harrojmë do të kemi një vëmendje të madhe ndaj grave, ndaj të rinjve apo personave të pamundur, pa harruar aspekte që lidhen me shëndetësinë etj, që na veçojnë dhe lidhen me shumë dimensione që ne elaborojmë me ju. Besoj se në projekt është që ti ndërtojmë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet dhe institucionet, të analizojmë të dhënat dhe nevojat e komuniteteve dhe ti realizojmë.

Cilat janë disa nga projektet që ju keni realizuar konkretisht, ndoshta ndonjë shëmbull konkret, dhe fushën ku jeni fokusuar?

Një nga projektet që kam shumë përzemërt që nuk pati një vlerë jo të lartë në investim, u realizua nga “Save the Children”, është projekti që lidhet me rikonstruksionin e 4 qendrave shëndetësore për dëgjimit për fëmijët. Gjithashtu në QSUT u rikonstruktua dhe qendra për fëmijët e sapolindur në këtë aspekt. Edhe pse një projekt I vogël është me shumë rëndësi pasi I jep përgjigje shumë  pyetjeve. Shumë familje ishin vetëm, e shumë fëmijë izoloheshin. Por krijimi i kësaj qendre që diagnostifikon problemet që në muajt e parë të jetës, jep mundësi për të ndërhyrë më pas qoftë duke vendosur edhe proteza. Është një mesazh i fortë që lidhet me parandalimin. Sepse si I thonë në Itali, më mirë të parandalohet një problem shëndetësor se sa të kurohet. Kurimi që në këtë fazë të hershme për fëmijën është pozitiv jo vetëm për atë, por edhe për familjen. Por ka edhe aspekt tjetër që lidhet me ekonominë, pasi ndërhyrja në faza të mëvonshme ishte e kushtueshme ndërsa parandalimi kursen shumë të ardhura. Kjo është një shenjë se si një projekt I vogël mund të japë një ndikim kaq të madh.

Çfarë mund të themi në lidhje me të ardhmen ku shikoni potencial?

Shqipëria ka shumë potencial, kjo duket menjëherë sapo erdha këtu. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore, për natyrën. Unë shikoj një popull shumë të ri, shumë të përgatitur, dhe ka mundësi të madhe që të rritet, por duhet në mënyrë të qëndrueshme, me një projekt të qartë. Fenomeni I largimit të trurit edhe këtu është një fenomen i përhapur, por që unë kam parë edhe shumë raste të të rinjë që janë rikthyer. Pra duhet që institucionet të jenë më të fokusuara në projekte konkrete për të rinjtë. Ka shumë potencial, prandaj ne do të jemi këtu tju ndihmojmë dhe ndjekim nga afër. Sfidat dhe potencialin e kemi të njëjtë, pasi afërsia gjeografike na bënë që të jemi pothuajse të njëjtë.

Faleminderit për kohën tuaj.

Faleminderit ty!

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italofilë: 20/07/2022 21:35

    Duhet që Italia të marrë në patronazh menaxhimin në Butrint meqe e gjeti ate Ugolini !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital