Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka nënshrkuar një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Noterëve, për ofrimin e shërbimeve noteriale në rrugë elektronike. Drejtoresha e AKSHI-t, u shpreh se, me anë të kësaj marrëveshje qytetarët mund të marrin shëbrime në kohë reale.

Në ambientet e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është nënshkruar sot një marrëveshje e bashkëpunimit mes kreut të AKSHI-t, Mirlinda Kraçanaj dhe Presidentes së Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj.

Me anë të kësaj marrëveshje, noterët mund t’u shërbejnë qytetarëve shërbime të ndryshme online të ofruara përmes portalit e-Albania. Kjo marrëveshje përshpejton procedurat për marrjen në kohë reale të një sërë dokumentesh të nevojshme si cerfitikata perosnale apo familjare në rrugë elektronike.

Kryetarja e AKSH, Mirlinda Kraçanaj thotë se "Nga sot qytetarët nuk do të kenë më detyrimin që të dorëzojnë certifikatë personale apo familjare kur paraqiten në zyrat e noterit për të marrë një shërbim ligjorë prej tij. Noterët e mbarë Shqipërisë do të kenë barrën të verifikojnë të dhënat personale dhe familjare të qytetarëve në kohë realë në E-Albania". 
 

Presidentja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj gjithashtu theksoi faktin e eleminimit të sorrollatjeve të qtetarëve për të marrë shëbime noteriale duke thënë se: "Dihet që noteri gjithmoë është në qendër të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, të pasurive të luajtshme, të shitjes së aksioneve apo kuotave dhe nëpërmjet këtyre shërbimeve të portalit E- Albania, ne synojmëë që të eleminojmë sorollatjetet e qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht të ofrojmë një shërbim sa më cilësorë për ta".

Dhënia e dokumenteve në rrugë elektrnike është një praktikë që thjeshton procedurat dhe veprimet, duke përdorur portalin e-Albania, që mundëson shkarkimin në kohë reale të dokumentieve për qytetarët dhe bizneset. 

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com