Drejtoresha e Monumenteve:
Pa leje vila e Majlinda Bregut 

Drejtoresha e Monumenteve:<br />Pa leje vila e Majlinda Bregut 
TIRANE-Familja e politikanes Majlinda Bregu ka ngritur një vilë bri mureve të Kalasë së Prezës. Ngritja e vilës për faktin se ka prekur territorin e Kalasë ka ngjallur gjatë vitit 2013 protesta nga specialistët e arkeologjisë kur sapo kishin nisur punimet.

Ndërsa jemi duke u interesuar sesi është lejuar ngritja e ndërtimit në Kalanë e Prezës, habi është përgjigja e një specialisti të Arkeologjisë.

Arkeologu i njohur që është edhe kryetar i akademisë së shkencave Myzafer Korkuti thote se nuk e kam parë dhe s’mund të flas për këtë, edhe pse kishte dijeni prej 3 vjetësh mbi çështjen.

Ndërsa Arta Dollani, drejtoresha e Institutit te Monumenteve të Kulturës në një bisede telefonike për Report TV u shpreh konkretisht se për ndërtimin e vilës Ajazi te Kalaja e Prezes nuk është dhënë asnjë leje nga ky institucion.

Këtë gjë e kam thënë edhe me parë, tha Dollani.

Mosdhënien e lejes e kanë konfirmuar edhe burime nga ministria e Kulturës, ndërsa specilalistë të tjerë të arkeologjisë si Gjergj Frashëri, e të tjerë pohojnë se është dhënë një leje e paligjshme, dhe sipas tyre është dhënë nga ish ministri i Kulturës Aldo Bumçi që e ka drejtuar këtë institucion në vitet 2011-2013.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre