Drejtoresha e SHQIPTARJA.com
Gazetarja më e mirë e vitit 2012
Drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha është vlerësuar sot me çmimin si gazetarja më e mirë e vitit 2012 nga Unioni i Gazetarëve. Basha falenderoi Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon për median e lirë që kanë krijuar.
TIRANE - Drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha është vlerësuar ditën e sotme me çmimin si gazetarja më e mirë e vitit 2012 nga Unioni i Gazetarëve.
Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Anila Bashës në gazetarinë shqiptare. Raportimi nga terreni i vështirë i luftës në Afganistan ka qenë një ndër momentet që është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve.
“Gazetarja e vitit Anila Basha, drejtoreshë e të përditshmes SHQIPTARJA.com ka realizuar në fund të viti 2012 një udhëtim që lidhet me terrenin e vështirë të Afganistanit”, tha Çipa.
Në fjalën e saj përshëndetëse drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha u shpreh se këtë çmim ia dedikon prindërve të saj për mbështetjen që i kanë dhënë dhe gjithashtu ka falenderuar drejtuesit e Free & Fair Media Group Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon për median e lirë që kanë krijuar.
“Çmimin ia dedikoj në radhë të parë prindërve të mi. Falenderoj familjen time që kanë ndjetur pa gjumë gjatë gjithë kohës që unë kam ndejtur në Afganistan. Falenderim për të gjitha koleget femra që punojnë në shtypin e shkruar dhe viziv. Ky çmim do të jetë një stimul shumë i madh për vitin 2013. Falenderoj të gjithë kolegët e redaksisë SHQIPTARJA.com që punojnë sot me mua, veçanërisht Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon që na kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe kanë krijuar premisa për një gazetë që duhet të ecë përpara", u shpreh Basha.
Ndërkohë që çmimi për barazi gjinore i është dhënë publicistes Ina Kosturi, e cila u shpreh se ndihej e privilegjuar nga vlerësimi i Unionit të Gazetarëve.
Aktiviteti u organizua nga Komuniteti i Medias dhe Unioni i Gazetarëve në përfundim të vitit 2012.
(Foto, Çmimi Gazetarja e Vitit 2012)
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16