Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Tatimeve, Vasilika Vjero.
 
Vjero është ndalur tek arti duke deklaruar se nga kjo fushë ka shumë të ardhura që nuk deklarohen te tatimet.

“Prioritet është vetëdeklarimi i biznesit dhe zbatimi rigoroz i ligjit. Bashkëpunim e mbështetje biznesit, por edhe biznesi duhet t’i përmbahet detyrimeve të veta. Artistët sektori i tretë në bazë risku, sigurojnë shumë të ardhura, ka shumë te punësuar por ka dhe shumë informalitet”, tha Vjero.

Në fokus të diskutimeve ishin mashtrimet kibernetike ndaj dhe përfaqësuesit e biznesit u shprehën se lufta kundër informalitetit duhet të bëhet në mënyrë ët vazhdueshme.
 
“Lufta kundër informalitetit të mos bëhet me fushata, por të jetë i vazhdueshëm. Jemi kundër amnistisë fiskale, po kthehet në amnisti të vazhdueshme që rrezikon të penalizojë bizneset e ndershme e të favorizojë shkelësit”, u shpreh një nga përfaqësuesit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com