Drejtoresha e teatrit “Metropol”:
Rondo, model i profesionistes

Drejtoresha e teatrit “Metropol”:<br />Rondo, model i profesionistes
Ndarja nga jeta e aktores së njohur, Hajrie Rondo, ka tronditur kinematografinë shqiptare, duke prekur mbarë opinionin publik.

Për Report Tv, drejtoresha e teatrit “Metropol”, Jonida Beqo, foli për rolin e fundit të aktores Rondo, “Sanija” ne teatrin “Tre dhëndurët”.

Në një mesazh prekës, Beqo i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve për humbjen e thellë, duke shtuar se Hajria ishte modeli i profesionistes dhe artistes së mirë, e përkushtuar ndaj punës dhe bujare ndaj kolegëve.

Mesazhi i plotë i Beqos:

Familja e madhe e Teatrit Metropol, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes e të afërmve për këtë humbje të madhe. Fati e deshi qe roli i fundit i saj te ishte ne skenen tone. Cdo dite qe ajo ishte me ne, pavaresisht perballjes se vazhduar me nje semundje te pabese, Hajrija ishte modeli i profesionistes dhe artistes se mire, e perkushtuar ndaj punes dhe bujare ndaj kolegeve. Ndihemi të privilegjuar për kontributin dhe interpretimin e saj të cmuar në shfaqjen "Tre Dhëndurët" në Teatrin Metropol. Largimi i saj ndihet tek te gjithe ne. I percjellim ngushellimet me te thella familjes, sidomos se bijes, Klea Konomi, kolege e stafit tone. Ju duam shume, Jonida Beqo & stafi i Metropolit.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime