Shkarkoi 37 punonjës në një ditë! Drejtoresha merret e pandehur, nuk denoncoi shkeljet me tenderët e ilaçeve

Largimi nga puna brenda ditës i 37 punonjësve që ishin në varësi të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka sjellë ndryshimin e statusit juridik të Lediana Mehmetit. Kjo e fundit rezulton të jetë Drejtore e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare dhe prej ditës së djeshme është marrë e pandehur nga prokuroria për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Çështja penale me nr. 4628 është hetuar nga prokurori Ervin Karanxha, i cili përgjatë tetë muaj hetime ka konstatuar se Lediana Mehmeti ka abuzuar me detyrën, duke shkarkuar brenda një dite 37 punonjës që ishin pjesë e drejtorisë që ajo kishte në varësi.

Por gjatë hetimit të këtij rasti, prokuroria e Tiranës gjeti shkelje të tjera, që bëjnë fjalë për tenderat në spitalet rajonale të Beratit dhe Shkodrës, të cilët kanë blerë medikamente të ndryshme. Për këto tendera thotë prokuroria janë monitoruar nga Lediana Mehmeti, e cila sipas prokurorisë megjithëse ka gjetur shkelje, me dashje nuk i ka pasqyruar në dokumentacion shkresor këto shkelje dhe me qëllim ka shmangur evidentim të përgjegjësive përkatëse për punonjësit e spitaleve në Berat dhe në Shkodër.

Gjithmonë sipas prokurorisë këto shkelje nuk janë pasqyruar në vendimin përfundimtar që drejtoria ka marrë lidhur me problematikën e konstatuar por njëherësh shkeljet në tenderat për blerjen e ilaçeve në spitalet Shkodër dhe Berat, nuk janë referuar me kallëzim në prokurori.“…në rastin konkret punonjësja e shtetit ka pasur detyrimin për të zbatuar ligjin duke bërë kallëzim penal por ajo duke shpërdoruar detyrën e saj zyrtare ka fshehur një krim…”-thotë prokuroria.

Një tjetër shkelje për të cilën prokuroria e akuzon Lediana Mehmetin ka të bëjë me largimin kolektiv nga puna të punonjësve. Brenda një dite nga Drejtoresha e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare, janë lëshuar urdhrat e largimit të 37 punonjësve. Në total kjo drejtori ka 55 punonjës “de facto”.

Numri i punonjësve të larguar prej Drejtorisë së Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare ishte 37, nga të cilët edhe pse ju suprimua pozicioni i mëparshëm i punës, u mbajtën në punë 6 punonjës duke i emëruar në sektorë të tjerë që nuk u suprimuan. Sipas prokurorisë emërimi i këtyre punonjësve u bë pa konkurs të brendshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje midis punonjësve që u pushuan nga puna dhe atyre që mbajtën në punë.

Emërimi pa konkurs të brendshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje i punonjësve që u mbajtën në punë, u vërtetua me urdhërat e emërimit të këtyre punonjësve. Në këta urdhëra, titullari i institucionit, nuk citon që u zhvilua konkurs dhe që punonjësi u shpall fitues.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujari: 06/04/2019 21:42

    Po mire, po ai Eduart Ahmeti, ish eprori i kesaj drejtoreshes, nuk paska faj fare ?! Cfare beri ai ja leshoi freret asaj apo e yshte ate me shkop nga pas ?

    Përgjigju
  • jona: 06/04/2019 19:29

    Mire ti behet e meriton!

    Përgjigju
  • Bariu: 06/04/2019 14:43

    Tani qe e ka marre ne dore Karanxha iku per lesh hetimi. Pyeteni pak kete Karanxh me ftyre orangutangu se cfare kw bere me hetimin per permbytjen tek City Park. Nxorri ndonje fajtor apo ishte faji i zotit. Keta prokuror delenxhinj dhe te paafte duhet te zhduken nga sistemi i drejtesise.

    Përgjigju
  • Papiii: 06/04/2019 11:43

    Leket qe ka marre tek spitali gjerman do i leri tani, per te dale nga burgu.

    Përgjigju
  • Genti: 06/04/2019 11:14

    Po fakti qe ka heq njerez nga puna e ben fajtore!!!!!??? Pse nuk thelloheni o gazetare...

    Përgjigju
    • Fred: 06/04/2019 13:49

      O Genti, nuk eshte fjala vetem per shkarkimet. Znj. Mehmeti ka bere llum shume pune te tjera. Lexo lexo me mire.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja