Rrumbullaku me drejtorët e policisë së vendeve të BE: Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar

Drejtorët e policisë së shtetit janë duke zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë për të garantuar një rend për sigurinë e vendit. 

Kryepolici, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm në një moment kur krimi është kthyer në një ndër kërcënimet më serioze. 

“Privilegj jetësor këtë gjendem këtu mes jush. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë.

Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi.”- tha Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve. Çuçi u shpreh se Shqipëria nga thjesht informatore mori rolin e pjesëmarrësve dhe madje të rolit drejtues në skuadrat hetimore në goditjen e grupeve kriminale.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se sigurimi i paqes dhe sigurisë rajonale dhe evropiane është një sfidë, sepse krimi është duke u përhapur pa pasur nevojë të ketë një territor. Është pikërisht kjo nevojë ajo që nxit bashkëpunimin me vendet e BE-së, theksoi Vocaj gjatë konferencës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Vocaj: Sot krimi nuk ka kufij dhe sjell nevojën për bashkëpunim, kemi qëllime dhe politika të njëjta për parandalimin e këtyre aktiviteteve

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se sigurimi i paqes dhe sigurisë rajonale dhe evropiane është një sfidë, sepse krimi është duke u përhapur pa pasur nevojë të ketë një territor. Është pikërisht kjo nevojë ajo që nxit bashkëpunimin me vendet e BE-së, theksoi Vocaj gjatë konferencës.

“Evropa përballet çdo ditë me sfidat e sigurisë, por krimi, krimi kibernentik, terrorizmi etj përbën rreziqe më të mëdha. Sot krimi nuk ka kufij dhe kjo sjell nevojën për bashkëpunim. Politikat tona janë të sigurta për përafrimin e qëllimeve të njëjta. Po investojmë seriozisht për parandalimin dhe për ndalimin e këtyre aktiviteteve kriminale.

Shqipëria promovon stabilitet dhe siguri jo vetëm për vendin tonë por edhe për më gjerë. Vlerësojmë se siguria bashkëpunuese mbetet në fokusin tonë. Rajoni është në gjendje të prodhojë stabilitet të brendshëm.

Zhvillimi me hapja të shpejtë të TIK përbën një vlerë të shtuar në ekonomi por edhe ekspozon atë nga rreziqet e ndryshme kibernetike. Këto sulme kanë potencial për të dëmtuar rëndë.”- tha Vocaj

Ora 09:40
Çuçi: Shqipëria progres në luftën kundër krimit, nga thjesht informatore, sot drejtojmë skuadra të përbashkëta hetimore ndërkombëtare

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sot në konferencën me drejtorët e policisë. Ai u shpreh se Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve. Çuçi u shpreh se Shqipëria nga thjesht informatore mori rolin e pjesëmarrësve dhe madje të rolit drejtues në skuadrat hetimore në goditjen e grupeve kriminale.

“E konsideroj si mundësi të shkëlqyer për të diskutuar se si mund ta rrisim bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Jam i bindur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, ka kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës dhe të asaj që sot është BE.

Shqipëria qe i vetmi parë vend në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshje që i drejtoheshin kufijve të jashtëm të BE. Ne e kemi kaluar fazën kur vetëm shkëmbenim informacione për grupet kriminale, sot jemi pjesëmarrës madje dhe me rol drejtues në skuadrat hetimore për goditjen e grupeve kriminale. Dhe kjo s’është fazë e rastësishme.

Krimi luftohet vetëm me bashkërendim, pa kufij dhe pa pasaportë. Më ketë vizion dhe mendje, policia është një ndër institucionet më të besueshme. Jemi të fokusuar te rritja e cilësisë. Këtë ambicie po e bëjmë me vende si Italia.”- tha Çuçi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albfire: 19/04/2023 11:35

    Mbasi u zbardhen te tere krimet e brendshme, mezi po presim te zbardhim edhe ato nderkombetare! Nuk jemi me vetem informatore por tani drejtojme dhe skuadra te perbashketa hetimi! Nuk e kuptoj se sa I suksesshem mund te jesh me drejtim hetimi kur ne ndonje rast pergjigjia e policise ka qene: “e kemi zbardhur ngjarjen por nuk kemi fakte per ta provuar!!!”

    Përgjigju
  • Arjan: 19/04/2023 10:40

    O Met shiko krimin brenda rradheve te policise e leri llafet se e ke policine e inkriminuar gjer ne palce. Nuk luftohet krimi nga kriminelet me uniforme e as nga nderkombetaret kriminela. Meqe ra fjala a e gjete visin e martinajve apo e harroi 100 ditshin

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 19/04/2023 10:30

    Zoti Rrumbullaku njerezit kane sy e veshe. Drejtori i Policise i Qarkut te Fierit Lorenc Panganika eshte ne borderone e krimit.

    Përgjigju
  • Tek tel: 19/04/2023 10:30

    Po o çiftelia po merr edhe toninin dhe kompletoheni edhe pa frrokun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë