Drejtorët e spitaleve sfidojnë 
Ramën, nuk japin dorëheqjen

Drejtorët e spitaleve sfidojnë <br />Ramën, nuk japin dorëheqjen
Drejtorët e spitaleve rajonale sfidojnë kryeministrin Rama, i cili iu dha vetëm 24 orë kohë që ata të japin dorëheqjen dhe të largohen nga detyra.

Dje, kreu i qeverisë në një takim me drejtuesit e spitaleve, i bëri ata fajtorë për keqmenaxhimin dhe për këtë iu kërkoi të dorëzojnë detyrën.

Por 24 orë më pas, nuk raportohet për asnjë drejtor që të ketë dhënë dorëheqjen.

Skadon afati 24 orësh, drejtorët: Përballojmë fluksin e verës
Report Tv kontaktoi me pjesën më të madhe të drejtorëve të spitaleve në rrethe, të cilët kanë pohuar se do të vijojnë të jenë në detyrë për të përballuar fluksin e shërbimeve gjatë muajve të verës.

Drejtori i Spitalit të Sarandës, Arjan Kalcuni ka pohuar se ndodhet në krye të detyrës me kohë të plotë edhe për shkak të sezonit veror.

Ndërkaq edhe drejtoresha e spitalit Lushnje, Panore Veliu dhe drejtoresha e spitalit Kukës, Hasije Zeneli kanë pohuar se nuk do të japin dorëheqjen.

Bruna Mesini, drejtoreshë e spitalit të Vlorës është me leje deri në fund të muajt gusht dhe për rrjedhojë nuk do të japë dorëheqjen. Mësohet se as drejtorët e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit nuk kanë dhënë dorëheqjen.

Konfirmohet ndërkohë se nuk do të japin dorëheqjen drejtorët e spitaleve në Lezhë dhe Mirditë.

Ndërkaq në Durrës, drejtori i spitalit Alban Ramohito është larguar vetëm pak kohë më parë ndërsa Viola Çikalleshi është aktualisht e komanduar.

Drejtorët e spitaleve në qytete që largohen:
1. Drejtor spitali në Lezhë, Pashko Smaçi

2.Drejtor spitali në Gjirokastër, Përparim Muco

3. Drejtor spitali në Vlorë, Bruna Mersini

4.Drejtor spitali në Kukës, Hasije Zeneli

5. Drejtor spitali në Mirditë, Lek Reçi

6.Drejtor spitali në Kukës, Hasije Zeneli

7. Drejtor spitali në Elbasan, Desantila Tahiraj

8.Drejtor spitali në Përmet, Elda Cullufe

9. Drejtor spitali në Sarandë, Arjan Kalcuni

10.Drejtor spitali në Gramsh, Qemal Zani

11. Drejtor spitali në Durres,  Viola Cikalleshi

12. Drejtor i spitalit në Tepelenë, Stoli Selmani

13. Drejtori i spitalit të Pogradecit, Genti Çala

14. Drejtori i spitalit të Beratit, Idlir Frashëri

15. Drejtori i spitalit të Fierit, Andrea Dollakaj

16. Drejtori spitalit të Shkodrës, Përparim Çela

17. Drejtori i spitalit të Korçës, Edlira Bode

18. Drejtori i spitalit të Dibrës, Beqir Bici

19. Drejtori i spitalit të Lushnjes, Ramazan Doko

Nuk ikin nga detyra
1. Drejtori i Spitalit të Traumës - Gjovalin Bushi

2. Drejtor i Spitalit "Shefqet Ndroqi" - Perlat Kapisyzi

3. Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare (QSUT) - Enkelejdi Joti

Ultimatumi: Dorëhiqen vetëm 5 nga 35 drejtorët e Hipotekave
Por drejtorët e spitaleve nuk janë të vetmit që po sfidojnë kërkesën publike të kryeministrit. Edhe drejtorët e Hipotekave nuk e zbatuan kërkesën. Edhe pse ka kaluar një javë, vetëm 5 nga 35 drejtorë hipotekash janë larguar.

Kanë dhënë dorëheqjen drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës Meleq Karabina, drejtori i Hipotekës së Tepelenës Pëllumb Milori, drejtori i Hipotekës në Përmet Gentjan Kukureci si dhe ai i Hipotekës së Lushnjes Ervis Sambolliu, dhe drejtori i hipotekës së Vlorës Rezart Elmazi. Të tjerët janë në detyrë.

Kryeministri nuk është shprehur publikisht për këtë refuzim që i është bërë nga këta drejtorë të rëndësishëm. Praktikisht dorëheqja e tyre është mundësia e vetme, pasi kryeministri nuk mund t’i shkarkojë dot ata.

Si drejtorët e spitaleve dhe ata të hipotekave shkarkohen vetëm nga ministri i Shëndetësisë dhe ai i Drejtësisë, të cilët janë teknikë, pra të Partisë Demokratike.

Në këto kushte, drejtorët mund të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e ministrave të rinj me qeverinë e re në shtator. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë