Drejtorët, Rama: Emërimet, duhet
të jemi të hapur për të rinjtë

Drejtorët, Rama: Emërimet, duhet<br />të jemi të hapur për të rinjtë
TIRANE- Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste nën drejtimin e kryeministrit, njëherësh dhe kryetar i PS, Edi Rama pavarësisht trysnisë që mund të ketë sjellë akuza e Prokurorisë ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, ka kaluar pa debate.

Me sa duket Rama, me deklaratën e bërë para mediave në mbledhjen e grupit, për rastin e kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, e ka mbyllur këtë diskutim, ku mbledhja me dyer të mbyllura me deputetët e PS është fiksuar tek seanca e kaluar e debatit, seanca e ardhshme dhe porositë për emërimet e reja në postet drejtuese në qeverisjes nga qendra në bazë. Kryeministri Rama ka falenderuar në mbledhjen e djeshme deputetët që diskutuar në seancën parlamentare të së enjtes së kaluar, gjatë debatit me opozitën në Kuvend për buxhetin e ndryshuar të shtetit të kësaj periudhe, duke i përmendur me emër të gjithë diskutantët socialistë. Kjo sipas Ramës është pikërisht mbrojtja e duhur që po u bëhet reformave qeverisëse në vend.

Rama është shprehur dhe njëherë që në lidhje me emërimet e reja në postet e drejtorëve duhet që të mos ketë shumë presion ndaj ministrave të kabinetit qeveritar, ndërkohë që ka kërkuar një hapje më të madhe në drejtim të të rinjve dhe të shkolluarve jashtë vendit, si dhe potencialeve profesionale. Kuptohet gjithnjë në respekt të ligjit për Administratën Publike, dhe në funksion të mirëqeverisjes. Nga ana tjetër ka qënë kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ai që ka folur për seancën e ardhshme të Kuvendit, ku mësohet se nuk janë përqëndruar shumë në këtë pikë, për shkak se është një marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishte dhe dy projektligje ato që do miratohen në seancë, ndërkohë që është kërkuar të debatohet në seancën e lirë. Pasi siç u theksuar dhe në mbledhjen  e djeshme të grupit të PS, opozita do të jetë e ashpër me të gjitha nismat dhe lëvizjet që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë mazhoranca e majtë, jo vetëm për të bërë opozitë por dhe për t’i dhënë zemër elektoratit të vet. Ja.ma
 
 Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht