Në dosjen penale që gazeta “Shqiptarja.com” zotëron tregohen me detaje të gjitha rastet e abuzimit, ku në rastin e parë janë vjedhur 70 milion lekë nga llogaria e klientes Vjollca Trebicka. Më tej vjedhja ka vijuar në llogarinë e vazjës së Vjollca Trebickës, shtetases Emira Trebicka, ku kësaj të fundit i janë marrë nga drejtori Markollari shuma prej 28 milion lekë. Oreksi i Genci Markollarir është shtuar duke vjedhur nga llogaritë e klientëve Donika Topçiu, 5 mijë euro dhe 35 milion lekë, Besim Muratit 60 mijë euru dhe disa personave të tjerë. Në të gjitha rastet është përdorur mekanizmi i falcifikimit të mandateve të tërheqjen së shumave financiare nga arka.
Nënë e bijë
Nё mandatin e tёrheqjes pёr kёtё klienten Vjollca Trebicka ёshtё bёrё shёnimi në gjuhën angleze “Conform by phone“. Kjo shumë nuk është tërhequr nga klientja si dhe klientja nuk ka urdhëruar nëpërmjet telefonit se do të tërhiqte këtë shumë parash. I pyetur nё lidhje me kёtё fakt tё parashtruar nё kallzim shtetasi nёn hetim Genci Markollari, ka pranuar se ka pёrvetёsuar shumёn e sipёrcituar nё llogarinё e kёsaj klienteje.
Ai ka shpjeguar se ka urdhëruar njёrёn prej punonjёsve tё bankёs tё ekzekutojё veprimin e tёrheqjes duke i shpjeguar se ka folur nё telefon me klienten pёr kryerjen e kёtij veprimi si dhe ka bёrё shёnimin nё mandat konfimuar nga telefoni. Ndërkohë viktimë ka rënë dhe vajza e Vjollcës, Emira Trebicka, të cilës i ka marrë 28 milion lekë. I pyetur nё lidhje me kёtё fakt tё parashtruar nё kallzim shtetasi nёn hetim Genci Markollari ka shpjeguar se ka fallsifikuar mandatet e tërheqjes dhe ka pёrvetёsuar shumat e parave sipas mandateve pёrkatёse. Në këtë rast por edhe në rastet e tjera, personi që ka hedhur firmën mbi mandat është vete shtetasi Genci Markollari.
11 mijë euro
Ish-drejtori vodhi dhe bankomatin
Gjithashtu nga kontrolli i kryer në arken dhe na bankomatin e bankës rezulton një diferencë në shumën 2000 Dollarë, 6000 Euro dhe 300.000 lekë. I pyetur në lidhje me këtë fakt shtetasi nën hetim Genci Markollari ka pranuar se këto para janë përvetësuar prej tij. Në këto kushte shtetasi nën hetim Genci Markollari ka konsumuar elmentët e veprës penale të Vjedhjes duke shpërdoruar detyrës të shumave 2000 Dollarë, 6000 Euro dhe 300.000 lek të parashikuar nga neni 135 të Kodit Penal.
Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)