‘Siguria’/ Raporton kreu i Burgjeve, Qose: Duhen sisteme anti-dronë! Përmes dronëve mund të organizohen vrasje në burgje! Burgu i Lezhës me të sëmurë mbi kapacitetet

Ulja ditët e fundit e 2 dronëve në 2 prej burgjeve më të rëndësishëm në vend, në Peqin dhe Burrel, ka bërë që  Drejtori i Përgjithshëm, Klevis Qose, t’i njoftojë ligjvënësit për prioritetin në investime të posaçëm anti dronë.

‘Po sikur të ishin me eksploziv. Kemi bërë kërkesë për buxhetimin e sistemit anti-dronë në të gjitha burgjet me qëllim parandalimin e të gjitha ngjarjeve", tha Qose. Mundet që përmes dronëve të organizohen tentativa për vrasjen të të burgosurve, duke vendosur në dron lëndë plasëse.’-Klevis Qose, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Masat me mjekim të detyruar që jepen nga gjykata trajtohen në burgun e Lezhës, me kapacitete më shumë se dyfishi. Qose thotë se deri në fund të vitit institucioni pritet t’i kaloj Ministrisë së Shëndetësisë.

‘Në total janë 460 persona, të akomoduar në IEVP Lezhë, ndërkohë që kapaciteti maksimal është vetëm për 210 persona. Planifikojmë që deri në fund të vitit ta marrë Ministria e Shëndetësisë.’- u shpreh Qose.

Vrasja brenda burgut të Peqinit në fund të 2023-shit të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, nuk kaloi pa vëmendje.

‘2023 ka folur me produkt, në dhjetor kemi vrasjen e të burgosurve, burgu i Peqinit ishte kthyer hotel me 5 yje, kjo tregon degradim të burgjeve, sot pas 8 muajsh ju thoni ka hetim por jo përgjigje?’- tha Xhaferri deputet i PD-së.

‘Ne kemi bërë të gjitha veprimet administrative dhe do ti publikojmë sapo të përfundojnë hetimet edhe nga Prokuroria e Gjykata. Lidhur me valët e telefonisë.’- u përgjigj Qose.

Edhe pse burgjet kanë pasur rritje të pagave në muajt e fundit, drejtori Qose kërkoi sërish rritje për ta, duke cilësuar punën e rëndë dhe përgjegjësinë që kanë në vijimësi. Investimet në dixhitalizimin e sistemit të burgjeve janë një tjetër hapësirë që kërkon të ndërhyhet për modernizimin e tyre.

Raportimi i drejtori Qose u parapri nga një debat mes palëve në Komisionin e Sigurisë pas kërkesës së opozitës për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të raportuar mbi kriminalitetin në javët e fundit. Mosprania e tij u argumentua për shkak të një vizite në Gjermani.

Mes drejtuesit Nasip Naço dhe opozitarit Ervin Salianji nuk munguan ironitë dhe batutat.

‘Ku ka kohë ai për njerëzit, na thuaj deri kur është situata do të vijmë edhe për burgjet, kur e keni lënë që të vijë drejtori i përgjithshëm i policisë, ikën njëri vjen tjetri, jo është i sëmurë, jo është pak me bark, të vijë këtu o zotëri çfarë janë këta. Është mbyllur në bunkier.’- tha Salianji.

‘Më në fund arritët të firmosin 8 deputetë, ky është lajmi i mirë.’- u pwrgjigj Naço.

Salianji: Do të bëhemi 75 mandatin tjetër, jemi në rritje.

Naço: Më në fund u bëtë 8, një nga lajmet më të mira.

Salianji: Mos u bëj si këta që kanë marrë analfabetë se ju jeni profesionistë.

Naço: Më në fund opozita është zgjuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Vrasja në burgun e Peqinit, Drejtori i Burgjeve: Hetimet s’kanë përfunduar! Xhaferri: Ishte kthyer në hotel me 5 yje, degradim

1726483565_klevisqose.JPG

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë foli edhe një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, ku Sokol Mjacaj vrau brenda në burg Arben Lleshin.  

Klevis Qose hetimet ende nuk kanë përfunduar, por deputeti i opozitës Fredinand Xhaferri reagoi ashpër mbi këtë çështje. Përveçse foli me tone të ashprea për vrasjen duke thënë se sistemi i burgjeve ka degraduar, Xhaferri iu kthye edhe skandalit që u zbulua se si burgu i Peqinit ishte kthyer si hotel me 5 yje për të dënuarit. 

Drejtori i Burgjeve: Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një  i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria. Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal.

Ferdinand Xhaferri: Në dhjetor 2023 kemi një nga periudhat më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve, futen armë, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me yje, ekspozohen raporte që burg i sigurisë së lartë në Durrës ishte kthyer në hotel me 5 yje për të burgosurit e korruptuar të politikës. Këto flasin për një degradim që s’ka shpatulla ta mbajë drejtori i burgjeve dhe ministri i Brendshëm, përgjegjësia është te kryeministri.

Ai droni do ikte me porosi nëpër korridore për të shkuar nëpër dhoma, apo do ulej në sistemin e ajrimit. 2023 viti më i errët i historisë së tranzicionit lidhur me burgjet. Për 9 muaj nuk paska përgjigje, si bosët e krimit komandojnë drejtuesit e politikës. Nëse ke ndonjë gjë më shumë për të thënë se tregohu i sinqertë dhe thuaj i kalon shpatullat dhe kompetencat e mia dhe shkoni se përgjigjen e keni më lart.  

Drejtori i Burgjeve: Janë marrë masa të menjëhershme pas ngjarjes dhe veprimet e punonjësve të policisë pas ngjarjes së rëndë. Asnjë nga punonjësit e policisë nuk e ka lënë detyrën por kanë vepruar deri në neturalizmin e autorit. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe në Itali, Greqi, Meksikë.

Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit. Vrasësi, i dënuar përjetë, Sokol Mjacaj deri në këto momente nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësin e kësaj ngjarje.

Ora 12:52
Replikat/ Salianji: Kemi kërkuar ministrin e Brendshëm të japë llogari në Komision! Naço: Lajm i mirë që opozita u bë bashkë! Deputeti ironi: Eja nga ne kësaj radhe

1724241435_ervinsalianji.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përfshirë në një debat me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço. Salianji tha se 8 deputetë të opozitës kanë kërkuar ministrin e Brendshëm në komision për të raportuar për situatën e rendit. Palët u përfshinë në debate, ndërsa Naço me ironi i tha Salianjit se është lajm i mirë që janë bërë bashkë 8 deputetë të opozitës.

Ndërkohë, Salianji iu kthye me ironi që kësaj radhe Naço të kalojë nga PD se do jenë fitues. Kujtojmë që Nasip Naço ka qenë me LSI, tashmë Partia e Lirisë, por në zgjedhjet e 2021 iu bashkua PS.

Evin Salianji: Ke që në datën 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarje të rënda kriminale për të thirrur në seancë ministrin e brendshëm, për të dhënë shpjegime lidhur me gjendjen e rendit dhe kriminalitetin në vend. Thirrje zotërinë të vijnë, mos e bëj si një ministër tjetër që qëndroi një vit aty në detyrë dhe nuk të erdhi një ditë. Është detyrim kushtetues të vijë dhe të japë llogari, nëse nuk dinë të flasin, s’dinë të përballen me publikun për ca i vini ministra. Iku drejtori i policisë dhe s’ka ardhur njëherë në Komision. Komisioni i sigurisë kombëtare të ka kërkuar që të thërrasësh ministrin e brendshëm. E keni lajmëruar apo jo? Nëse s’ke fuqi pastaj na thuaj të merremi të gjithë. Apo është mbyllur në bunker? Sepse kemi këto që kanë ndodhur, vetëm ajo të shpëton.

Nasip Naço: Lajmi i mirë është që më në fund opozita arriti të firmosin 8 deputetë, ky është lajm i mirë.

Evin Salianji: Do bëhemi minimalisht 75, në rritje jemi.

Nasip Naço: Lajm i mirë sërish është që pas 3 vitesh, 11 deputetë të mazhorancës kanë certifikatë sigurie. Lajm i mirë që më në fund u bëtë 8. Nga lajmet më të mira që ta dinë gjithë qytetarët.

Evin Salianji: Mos u bëj si analfabet. Akoma te ura. Pyetja është e drejtpërdrejtë, a e ke njoftuar ministrin apo jo?

NAÇO: Më në fund opozita është zgjuar që komisioni të vijojë normalisht.

Evin Salianji: Hajde këtej nga ne këtë herë se do fitojmë ne këtë herë. Meqë e the 3 herë që të vjen mirë. E keni vënë re edhe ju që po rriteni. Bujrum kush nuk ka probleme kaloni këtej te ne dhe kontribuoni për ndryshimin.

Nasip Naço: Ke 12 vjet, do rrish edhe 4 vjet në opozitë. Kërkesën tuaj e kam dorëzuar, ministri nuk erdhi për shkak të një vizitë që është në Gjermani, se ai e kalon rinasin...

Naço tha se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka lajmëruar se ndodhet në Gjermani për një vizitë dhe ka sugjeruar datat 20 ose 23 që të raportojë në Komisionin e Sigurisë.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laluci: 16/09/2024 15:57

    Ktheni mor denimin me vdekje qe kush vret te vritet Skan faj populli ti mbaj ne kurriz kriminelat

    Përgjigju
  • Po po: 16/09/2024 13:00

    U kujtuab keta ca ka pse si vini antifronet apo ike. Linja e celularve dhe skeni me ca bisnesi te mereni po inu linja e celularve ska me krim dhqiperi cdo gje nga brenda burgjeve vin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kosova do përjashtohet nga Proçesi Berlinit, nëse Albini vazhdon kundër perëndimit

Spahiu: Kosova do përjashtohet nga Proçesi Berlinit, nëse Albini vazhdon kundër perëndimit