Vitin e ardhshëm, Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave.
Drejtori Klevis Qose, teksa prezantoi buxhetin 2026 në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës për pretendimet se ish-presidentit Ilir Meta i janë ndaluar takimet tek ‘313’-ta.
"Nuk i është ndaluar asnjë takim z. Meta. Ka realizuar të gjitha takimet që kanë autorizimin e prokurorit. Nuk i është ndaluar asnjë komunikim telefonik. Ka 3600 komunikime telefonike. Ka pasur një incident, lidhur me një komunikim telefonik që është shfaqur në një studio. Për atë veprim institucioni i ekzekutimeve penale ‘313’ e ka shqyrtuar dhe ka vendosur një masë disiplinore për këtë veprimtari për vetë faktin që është masë arrest me burg dhe arsye sigurie.
Nëse të gjithë të paraburgosurit do dilnin në media dhe do tregonin historinë e vet apo të kërcënonin njerëz se kush e ka future në burg, nuk mund të jemi në këto kushte. Vërtetë z. Meta ka qenë ish-president, por është trajtuar me dinjitet të plotë sipas rregullave ligjeve konventës evropiane për të dënuarit dhe të paraburgosurit.", u shpreh Qose.
Komente











