Këtë të enjte, pas disa seancash radhazi, përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces. Vendimi do të jepet më 18 mars ora 10:00.

Gjatë kësaj seance avokati mbrojtës Kujtim Cakrani njoftoi janë tërhequr nga kërkesa për zëvendësim mase të sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë. Mësohet se shkak për tërheqjen e kërkesës është bërë, një rekurs që është në pritje të shqyrtimit dhe vendimmarrjes në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë ish-deputetja Monika Kryemadhi teksa po hynte në ambientet e GJKKO-së nuk la pas as batuat me gazetarët.

“Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës në parlament, filmi im pasdite…”, tha ajo ndër të tjera.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash. I vetmi që ndodhet në burg nga të 5 të pandehurit është Ilir Meta, i arrestuar tetorin e vitit 2024.

Lajm në përditësim...