TIRANE-  Gjoba 500 mijë lekë, ndaj Saimir Zëmblakut janë vendosur edhe për dy raste të tjera. Në një rast ai është gjobitur se prej kohësh zvarit në mënyrë të paligjshme çështjen, ku burrë e grua janë aksidentuar rëndë dhe se tashmë kërkojnë të dëmshpërblehen sipas ligjeve në fuqi.

Bëhet fjalë për Agostin dhe Gjyste Qarrin, të cilët prej disa kohësh nuk kanë marrë asnjë lek dëmshpërblim, megjithëse kanë fituar të drejtën e tyre në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Ndërkohë që rasti tjetër bën fjalë për 9 persona, të cilët kanë mbetur të aksidentuar rëndë, teksa ishin duke udhëtuar me makinë. Edhe për këtë rast, Zëmblaku është dënuar me 500 mijë lekë, pasi ka refuzuar të dëmshpërbljetë të mbijetuar e aksidentit të rëndë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)