Drejtori i CIA-s, Burns mbërrin për vizitë në Sarajevë

Drejtori i CIA-s, Burns mbërrin për vizitë në Sarajevë

William Burns

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë të martën për një vizitë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga qarqet e afërta me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë (BeH).

Burns pritet të mbajë disa takime në Sarajevë, ndër të tjera, me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Almir Xhuv, si dhe me anëtarët e Presidencës së BeH dhe ministrin e Jashtëm të BeH.

Presidenca dhe Ministria nuk kanë mundur të ndajnë më shumë të dhënat me REL-in rreth vizitës së Burns.

Një ish-diplomat dhe ish-ambasador në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden e emëroi atë në pozicionin e drejtorit të CIA-s në janar 2021.

Burns u betua si drejtor i CIA-s në mars 2021, duke u bërë diplomati i parë në karrierë që shërbeu si drejtor. Presidenti Biden e promovoi atë në kabinet në qershor 2023.

Ai ka shërbyer gjashtë presidentë dhe administrata (të të dyja palëve) gjatë gati katër dekadave të shërbimit publik në diplomaci dhe inteligjencë. Ai është vetëm diplomati i dytë në histori që u bë zëvendëssekretar i Shtetit. Ai ishte gjithashtu ambasador i SHBA në Rusi dhe në Jordani.

Pasi u tërhoq nga shërbimi diplomatik në fund të vitit 2014, Burns shërbeu si president i Carnegie Endowment for International Peace.

Ai ka diplomuar për histori nga Universitetin LaSalle, dhe ka master dhe doktoraturë për marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit.

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ishte i fundit nga kjo agjenci që e vizitoi Sarajevën, pas vizitës së tij më 2016. /REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë