SHBA- Haki Çako, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, që tashmë mban detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Emergjencave Civile vizitoi Gardën Kombëtare Ushatarake të Neë Jersey, në Laërenceville në New Jersey dhe fluturoi në një prej helikopterëve UH-72 të ushtrisë amerikane me Batalionin 1-224 të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Çako shfaqet i veshur me kostum dhe syze dielli në prani të forcave Ushtarake Amerikane.
Lajmi është bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, teksa njofton se Çako u njoh me aftësitë e helikopterit si dhe pajisjet e tij në bord, të cilat mund të përdoren gjatë fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga njeriu. Vizita u bë e mundur nëpërmjet programit të partneritetit midis New Jersey dhe Shqipërisë, një marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë, Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe New Jersey.
Komento