ELBASAN - Shpallet në kërkim nga policia e Elbasanit, drejtori i Ndërmarrjes së Përpunimit të Çelikut, Ilir Robi si dhe arrestohen, në orët e para të mëngjesit, falë operacionit “Traversa”, magazinieri Tosi Muda dhe shoferi Albert Pepa, vartës të tij.
Arrestimi i tyre u krye pasi të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, akuzohen për vjedhje dhe korrupsion duke shpërdoruar detyrën.
Robi, sëbashku me magazinierin e ndërmarrjes, shisnin kundrejt lekëve nën dorë, mallin e saj, pa e inventarizuar prej mëse prej 8 muajsh.
Ndërkohë, policia e Elbasanit kapi në flagrancë, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, dy kamionë me targa të Krujes KR 6416 A si dhe nje benz mercedez me targa AA 076 EZ, me drejtues A.Babasi dhe S.Topçiu, të cilët kishin ngarkuara traversa nga këtë ndërmarrje pa asnjë lloj fature, por i kishin paguar rreth 50 mijë lekë nën dorë, shtetasve të mësipërm.
Drejtori i Ndërmarrjes së Përpunimit të Çelikut në Elbasan, Ilir Robi, është vendosur në këtë post 3 vite më parë nga LSI.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com