Drejtori i OBSH për Evropën: Fushatat e vaksinimit COVID janë shumë të ngadalta!

Fushata e vaksinimit në Evropë po ecën me hapa të avashtë, ka qenë kjo deklarata e kjo deklarata e deklarata e drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Hans Kluge deklaroi se “pandemia do të mbarojë kur të arrijmë një vaksinim minimal të 70% të popullsisë”.

Ndërkohë që sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Evropa ka rritur sasinë e vaksinimit gjatë muajve të fundit, me të paktën një dozë të vaksinës COVID përafërsisht 41% të të rriturve në Evropë dhe një mesatare prej 18.6% të të rriturve të vaksinuar plotësisht.

Në botë deri tani janë regjistrua më shumë se 413 milion persona të vaksinuar plotësisht ndërsa më shumë se 394 milion kanë marrë ta paktën një dozë. Listën e kryesojnë SHBA, me 40% të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht dhe 9.8 me një dozë.  Ndërkohë që Shqipëria ka arritur të administrojë 765.643 doza të vaksinave anti-COVID.

“Në një pandemi, shpejtësia është thelbësore “Edhe kur OBSH shpalli pandeminë, shumë vende ishin ende në pritje, pa marrë asnjë masë. Ne humbëm kohë të çmuar,” tha Kluge.

Drejtori i OBSH në Evropë paralajmëroi se varianti indian është edhe më i transmetueshëm se ai britanik, prandaj fushata e vaksinimit duhet të ecë me hapa më të shpejtë në të gjithë botën. 

Në anën tjetër OBSH shprehet e shqetësuar për hetimet e nisura sërish për origjinën e COVID-19, pasi sipas tij ato po minohen nga politika.

"Ne do të kërkojmë që të ndajmë shkencën nga politika dhe le të vazhdojmë me gjetjen e përgjigjeve që na duhen në një klimë pozitive," u tha gazetarëve shefi i urgjencave të OBSH-së Michael Ryan.

OBSH-ja është përballur me një presion në rritje për një hetim të ri, më të thelluar, se ku ka origjinën COVID-19, pavarësisht hetimit të mbajtur gjatë këtij viti. Deklarata e Ryan erdhën pasi Presidenti Joe Biden në fillim të kësaj jave urdhëroi shërbimet e inteligjencës amerikane të hetonin nëse COVID-19 u shfaq për herë të parë në Kinë nga një burim kafshësh apo nga një aksident laboratorik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!