Vetëm vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur  Covid-19 ka njoftuar drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato", tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

 Drreejtori i përgjithshëm është munduar të ulë dukshëm entuziazmin që ka përfshirë të gjithë, pas t5ë dhënave të fundit në lidhje me sigurinë e vaksinës. Laboratorët e kompanive Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre, e cila është në fazën e tretë të testimit, është 90 për qind efektive.

"Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë", tha Ghebreyesus".

AI bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e Covid-19 , të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe. Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani në nivel global janë infektuar mbi 54 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 1 milionë e 300 mijë kanë vdekur.