Drejtori i Policisë së Shtetit drejt zëvendësimit, Dashnor Sula: Gledis Nano është frymëzimi për të mos u bërë pjesë e pazareve e presioneve

Drejtori i Policisë së Shtetit drejt zëvendësimit, Dashnor Sula: Gledis Nano është frymëzimi për të mos u bërë pjesë e pazareve e presioneve

Deputeti i PD-së Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka komentuar faktin që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është drejt zëvendësimit. Sipas Sulës, Nano ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka pranuar të bëjë kompromiset që i kërkohen nga qeveria.

Deputeti tha se në fillim të gushtit ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesnin Gledis Nanon në punën e tij sepse ka shumë sfida. Sula shtoi se Gledis Nano do të jetë shembull frymëzimi për të mos u bërë pjesë “e pazareve e presioneve”.

Pse kërkoja mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nga partnerët ndërkombëtarë! Kur Gledis Naono u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pata deklaruar se në krye të uniformave blu për herë të parë shkonte një njeri pa asnjë të shkuar të dyshimtë. Po ashtu thash që Nano nuk shkon në atë post për shkak të lidhjeve politike. Ndërkohë vetëm në fillim të muajit gusht i bëra thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesnin Gledis Nanon në punën e tij sepse ka sfida të shumëfishta. Se nuk do përballej vetëm me krimin e organizuar por edhe me mbrojtësit me pushtet të tyre. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Mediat por edhe burimet e mia më konfirmojnë se Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe ky veprim pritet të publikohet të mërkurën. Mbetet për tu parë sesi do vijojnë zhvillimet por është e qartë që në puna e tij në më pak se 1 vit në krye të policisë ka qenë e mbushur me pengesa. (Mos këtu se është i yni e mos aty se është i yni). Kryeministri nuk mund të pranojë që të ketë një Drejtor Policie që mund ti surprizojë nga dita në ditë. Ai do në krye të bluve një njeri që si çdo gjë në vend ta ketë lehtësisht të kontrollueshëm. Nëse kjo nuk është pranuar vërtet nga Gledis Nano, ai do jetë shembull frymëzimi për tu mos bërë pjesë e pazareve e presioneve. Ai do i jap leksion të mirë politikanëve që pushteti individual nuk është më i rëndësishëm se siguria, mirëqenia e të gjithë shqiptarëve", u shpreh Sula.

Mirëpo pavarësisht se në media qarkulloi lajmi se Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen, në fakt, i kontaktuar nga Report Tv disa herë, ai ka mohuar që të ketë dhënë dorëheqjen dhe ka thënë se s'ka asnjë vendim të tij për t'u larguar nga posti më i lartë që mbaj që prej 10 muajsh, nga tetori 2021.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur