TIRANE - Pas lajmit të publikuar në mediat kosovare se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës për heqjen nga tregu të disa llojeve të qumështit me origjinë nga Shqipëria, ka reaguar për televizionin A1 REPORT! drejtori i Primalat, Vigan Dervishi.

Ai tha se nuk ka një informacion zyrtar nga Autoritetet e Kosovës në lidhje me zbulimin e tyre për prezencë të aflatoksinës në qumësht, por duke mbajtur përgjegjësi ai siguroi konsumatorët se Primalat është një produkt i kontrolluar dhe i shëndetshëm.

“Primatat prodhon në teknologjinë më të kohës, qumështi i nënshtrohet analizave sipas standardeve kombëtare dhe evropine...Eshtë i përshtatshëm dhe i shëndetshëm dhe më i sigurt se çdo produkt, është i paketuar dhe i sterilizuar:, tha gjatë një bisede telefonike me gazetaren Ola Bruko, drejtori i Primalat.

Ai deklaroi më tej se Primalat operon prej një viti në Kosovë dhe nuk ka hasur në asnjë problem të mëparshëm. Dervishi sqaroi se fabrika e prodhimit është suedeze dhe qumështi është me paketim universal tetrapak.

“Çdo kuti analizohet, gjatë prodhimit në çdo çerek ore merren kampione..më i pastri ndër të gjithë”, përfundoi Dervishi për televizionin A1 REPORT!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)