Drejtori i ri i TKOB, komisioni
nis shqyrtimin e 5 kandidatëve

Drejtori i ri i TKOB, komisioni<br />nis shqyrtimin e 5 kandidatëve
Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të zgjidhet jo më herët mbledhja e parë e qeverisë. Dje në ministrinë e Kulturës është dorëzuar edhe  kanditatura e fundit, ajo e baritonit Ylber Gjini.

Tashmë janë 5 kandidatë që synojnë postin e drejtorit të TKOB-it: Zana Çela, Agim Hushi, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika dhe Ylber Gjini. Secili prej tyre ka dorëzuar në ministrinë e Kulturës një platformë  bazuar në kërkesat e shpallura më herët nga ministria e kulturës, ku përfshihen përveç CV-e artistike të gjithëseicilit edhe aftësitë drejtuese e menaxheriale.

Sot pritet të mblidhet komisioni, i cili do t’i shqyrtojë dosjet e secilit kandidat dhe pas intervistimit të secilit prej tyre, do të përzgjidhen emrat që do t’i propozohen kryeministrit Rama nga ministrja Mirela Kumbaro.

Ndër kandidatët që janë përfshirë në këtë garë, vetëm  Zana Çela  ka qenë më parë në një post drejtues dhe pikërisht në Teatrin e Operas dhe Baletit. Teatri i Operas dhe Baletit mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së Ilir Kernit në fund të korrikut.  Më herët ai kishte shprehur pakënaqësi për buxhetin e akorduar institucionit që ai drejtonte.

Kerkesat
Më poshtë sjellim përkesat e shpallura nga ministria e Kulturës për platformën që duhe ttë prezantonte sicili kandidat. Kandidati duhet të propozojë një platformë për reformimin e institucionit të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, në përgjigje të objektivave të mëposhtme:

Objektiva artistikë
-Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave.
-Të promovojë tendencat e ndryshme në skenën shqiptare, duke siguruar një ekuilibër mes artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj.
-Të ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane.
Objektiva të politikës kulturore
-Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave, në përgjigje të politikës së Ministrisë "Edukimi përmes Kulturës".
-Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat, për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri.
-Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frytdhënëse për të fituar audienca të reja.

Objektiva në administrim:
- Reforma menaxheriale është prioritet dhe parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të TKOBAP.
- Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit në zbatim të reformës së Ministrisë së Kulturës, mbi sistemin e punësimit në TKOBAP.
- Të ndërtojë një plan buxhetor financiar vjetor të qartë.
- Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta.
- Të krijojë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit, për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës, institucionin epror.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë