Drejtori i SHÇBA-së: Punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës

Drejtori i SHÇBA-së: Punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës

TIRANE-Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Adriatik Ago deklaroi sot se punonjës të Policisë së Shtetit janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se kanë nisur hetimet duke paralajmëruar arrestime në vijim.

Ministria e Brendshme përpara një muaji bëri një vlerësim të situatës së kultivimit të kanabisit në shkallë vendi dhe po e trajton me seriozitet këtë fenomen. Në planin e marrjes së masave për parandalimin e marijuanës është përfshirë edhe SHÇBA.

Ministria e Brendshme ka planin e saj të masave, Policia e Shtetit dhe ajo lokale ka të sajin. SHÇBA është e përfshirë në këtë proces dhe ka të dhëna që punonjës policie janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj.

Do të bëjmë një takim me këto nivele që të kontrollojmë detyrat e vendosura nga titullari i Ministrisë së Brendshme. Jemi të hapur për të hetuar ndaj çdo punonjësi policie dhe kemi informacione.

Në disa raste kemi nisur hetimet dhe në disa të tjera, pritet që të nisin. Hetime po zhvillohen në Shkodër dhe Vlorë, në lidhje me rastet e abuzimeve nga funksionarë të ndryshëm të Policisë së Shtetit" tha Ago.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë