Lufta/ 'Progres' për një marrëveshje gruri! Lavrov: Objektivat e ushtrisë ruse në Ukrainë shkojnë përtej Donbasit

Lufta/ 'Progres' për një marrëveshje gruri! Lavrov: Objektivat e ushtrisë ruse në Ukrainë shkojnë përtej Donbasit

Presidenti Putin dhe dy homologët Raisi dhe Erdogan

Ndërsa ofensiva ruse në Donbass vazhdon , duket se është bërë njëfarë përparimi drejt një marrëveshjeje për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas. Vetë Putin foli për "progres" gjatë vizitës së tij në Teheran së bashku me liderin turk Erdogan. Për kreun e Kremlinit, udhëtimi në kryeqytetin iranian është udhëtimi i parë jashtë territorit të ish-Bashkimit Sovjetik që prej datës 24 shkurt, datë e fillimit të “operacionit special” në Ukrainë. Një mënyrë për të treguar se Moska nuk është e izoluar , pavarësisht përplasjes me Perëndimin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi sot se objektivat gjeografike të asaj që Rusia e quan “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, nuk kufizohen më vetëm në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, të njohura ssë bashku si Donbas.

Gjithashtu, Lavrov u shpreh se nëse Perëndimi dërgon armë me rreze të gjatë në Kiev, synimet gjeografike të ‘operacionit special’ në Ukrainë do të zgjerohen edhe më shumë.

Lidhur me deklarat e Lavrov pati një reagm nga SHBA-të, ku Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price i cilësoi një “shkelja me forcë e një territori" si dhe shkelje e Kartës së OKB-së dhe rendit ndërkombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
SHBA: Do t'i përgjigjemi përpjekjeve të aneksimit nga Moska, shkelet karta e OKB-së dhe rendi ndërkombëtar

SHBA-të kanë reaguar lidhur me deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus Sergeji Lavrov, i cili tha se objektivat gjeografike të asaj që Rusia e quan “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, nuk kufizohen më vetëm në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha se këto objektiva të Moskës janë “Shkelja me forcë e një territori nga Rusia, shkelje e Kartës së OKB-së dhe rendit ndërkombëtar”.


"Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për t'iu përgjigjur çdo përpjekjeje të Rusisë për të vazhduar me çdo aneksim. Shkelja me forcë e një territori nga Rusia do të ishte shkelje e Kartës së OKB-së dhe rendit ndërkombëtar”, tha Price.

 

Ora 16:50
Lavrov: Objektivat e ushtrisë ruse në Ukrainë shkojnë përtej Donbasit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se objektivat gjeografike të asaj që Rusia e quan “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, nuk kufizohen më vetëm në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, të njohura ssë bashku si Donbas.

“Tani gjeografia është ndryshe. Dhe nuk është vetëm Donbasi, por edhe rajonet Herson, Zaporizhja dhe një numër territoresh tjera. Procesi vazhdon me këmbëngulje”, ka thënë Lavrov më 20 korrik për agjencitë ruse të lajmeve, RIA Novosti dhe RT.

Gjithashtu, Lavrov u shpreh se nëse Perëndimi dërgon armë me rreze të gjatë në Kiev, synimet gjeografike të ‘operacionit special’ në Ukrainë do të zgjerohen edhe më shumë.

Ora 16:21
Lavrov: Marrëveshjet e paqes me Ukrainën nuk kanë kuptim për momentin, Kievi nuk po kërkon dialog serioz

1656850905_lavrov.jpg

“Nuk ka asnjë kuptim për momentin”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një interviste. Ai tha se marrëveshja e paqes me Ukrainën nuk kanë më kuptim dhe se Kievi sipas tij nuk është treguar aspak serioz.

“Ata thjesht nuk do të jenë kurrë në gjendje të artikulojnë diçka që do të meritonte vëmendjen serioze të njerëzve seriozë. Bisedimet për paqen nuk kanë asnjë kuptim në situatën aktuale”, tha Lavrov.

Ora 16:10
Moska kërkon ndërhyrjen e OKB-së për grurin

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se ai kishte lobuar në OKB për të arritur një marrëveshje për të lehtësuar eksportet bujqësore nga Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore, në këmbim të kalimit të bllokuar të grurit ukrainas.

"Dje i dërguam një sinjal Sekretarit të Përgjithshëm (OKB) duke thënë: Ja ku është iniciativa juaj, le të marrim një vendim për ukrainasit dhe më pas për rusët," tha Sergei Lavrov në një intervistë për mediat shtetërore ruse, cituar nga “Moscow Times”, duke shtuar se Ukraina refuzoi të përfshijë një artikull gruri rus në negociatat e zhvilluara në Stamboll javën e kaluar me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

"Ne ramë dakord për parimet bazë për eksportin e grurit ukrainas, por kur delegacioni ynë kërkoi të shtohej një pjesë e dytë, ukrainasit refuzuan kategorikisht. Delegacioni i OKB-së heshti në mënyrë të turpshme”, shtoi Lavrov.

Ora 13:51
Lavrov: SHBA dhe Britania e Madhe duan ta shtyjnë Rusinë kundër Evropës

 

1658317922_Lavrov18022021scaled.jpg

SHBA dhe Britania e Madhe duan ta shtyjnë Rusinë kundër Evropës. Këtë e theksoi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për mediat ruse në të cilën ai akuzoi Perëndimin se nuk e lejon qeverinë e Kievit të ndërmarrë "hapa konstruktivë drejt paqes". "Kolegët tanë amerikanë, kolegët tanë britanikë, me mbështetjen aktive të gjermanëve, polakëve dhe përfaqësuesve të vendeve baltike, me të vërtetë duan ta kthejnë këtë konflikt në një luftë të vërtetë dhe ta vënë Rusinë kundër vendeve evropiane," tha Lavrov. -Iniciativa saksone”.

Ora 10:21
Putin: Kievi nuk i përmbushi kushtet e marrëveshjes paraprake të paqes të rënë dakord në mars

1657215085_puin.jpg

Gjatë vizitës së tij në Iran, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska nuk sheh asnjë qëllim nga ana e Ukrainës për të përmbushur kushtet e asaj që ai e përshkroi si një marrëveshje paraprake paqeje të rënë dakord në mars. Sipas tij, kjo ishte "arritur praktikisht", por "rezultati përfundimtar padyshim ... varet nga vullneti i palëve kontraktuese për të zbatuar marrëveshjet e arritura. Sot ne shohim se fuqitë e Kievit nuk kanë një dëshirë të tillë".

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 20/07/2022 16:39

    Ukrainasit edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete , do ngordhni si miu por lerini denglat mos u ngopni me fjalet boshe te amerikes po uluni seriozisht per paqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë

Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë