Drejtori i shkollës përlotet, gjykata vendos ta rikthejë në detyrë

Drejtori i shkollës përlotet, gjykata vendos ta rikthejë në detyrë

Abaz Hoxha,drejtori i pezulluar i shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan, është përlotur para gjyqtarëve të gjykatës së Apelit Tiranë, ku doli dhe kërkoi heqjen e masës së pezullimit nga detyra dhe rikthimin në detyrë. Abaz Hoxha, pretendoi se nuk kishte shkelur ligjin dhe se në gjykatën e shkallës së para ai nuk ishte thirur. Hoxha gjatë pretendimeve të dhëna në gjykatë është përlotur, ç’ka ka sjellë dhe prekjen e trupit gjykues i cili ka vendosur të prishë vendimin e shkallës së parë që e kishte pezulluar drejtorin nga detyra dhe të vendosë rikthimin e tij në postin e drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”.

Vendimi i gjykatës së Apelit nuk do të thotë që çështja ndaj Abaz Hoxhës të pushohet nga prokuroria, por ai do vijojë të hetohet në gjëndje të lirë, pa masë sigurimi dhe pritet që shumë shpejt Abaz Hoxha të meret i pandehur dhe të përballet në gjykatën e Tiranës me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.Emërimet në sistemin arsimor duke praktikuar metodat korruptive dhe konjuktura të drejtorëve të shkollave apo Drejtorive Arsimore, pak ditë më parë çuan në pezullim nga detyra të drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan. Abaz Hoxha, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit gjatë hetimeve të kryera kishte konstatuar se nëpërmjet ushtrimit të detyrës së tij, Hoxha kishte kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Falsifikimit të dokumentave zyrtare”, duke ndryshuar rezultatin e konkursit për përzgjedhjen e nën/drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan.

Në garën për postin e nëndrejtorit të shkollës, kanë hyrë tre mësues B.D, i cili ishte dhe nëndrejtor i komanduar, E.M dhe A.B. Por ndryshe se si duhet të dilte rezultati, garën e ka fituar nëpërmjet manipulimit nëndrejtori i komanduar nga Abaz Hoxha, mësuesi i fizikës B.D. Për këtë çështje janë kryer inspektime nga ministria e Arsimit dhe Sporteve, të cilët kanë konstatuar shkeljet e kryera nga drejtori i shkollës Abaz Hoxha, duke njohur me raportin përfundimtar dhe Drejtoreshën Arsimore në Bashkinë Kamëz, Ermioni Çekani. Por kjo e fundit çuditërisht nuk ka lëvizur kundrejt shkeljeve që kishte gjetur inspektimi i ministrisë, duke mos marë asnjë masë administrative ndaj drejtorit të shkollës,me qëllim rregullimin e situatës problematike të krijuar mes stafit të mësuesve në shkollën 9-vjeçare në Paskuqan.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vasililesheli: 27/02/2019 07:33

    Ne gjithe Shqiperine drejtuesit e dar jane njesoj si ne Kamez. Emerohen kush paguan 5 mije euro,jo kush e meriton. Shikojini portalet ju gazetare e kuptohet vete.

    Përgjigju
  • jani: 26/02/2019 08:47

    kjo drejtoreshe e ka kthyer arsimin ne kamez ne shtojce te bizneseve te burrit. nuk kuptoj si vazhdon dhe rri akoma aty

    Përgjigju
    • erisa: 26/02/2019 13:26

      lene mos e pyet, hapur duket qe shteti nuk funksionon , lene mo Ministrija e arsimit.kjo zonja njifet gjersisht per hajdute asht me fam e si bakan gja!! ca cudije ...afrik hasapi

  • Ermira: 25/02/2019 21:12

    Ja gjykatat tona.mjfaton te pagush dhe shiko vendimet qe marrin. Pranaj sboet ky vend.. gjykata prish vendim gjykate..ky qeka dhe hajdut katrani.. vjedh lek msusesh i heqka dhe nga puna.. fitoka dhe nga gjykata te vazhdoje te vjedhe prap..cik ma shum..jepi abaz vidh se ste bokan gjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen