ELBASAN - “Kostandin Xhuvani ka qenë në spitalin psikiatrik të Elbasanit, prillin e këtij viti, dhe jo në Gjirokastër për një konflikt mes të rinjsh.” Kjo konfirmohet nga Drejtori i spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan Ylli Muça, në një intervistë për televizionin A1 Report.

Drejtori i psikiatrikut, Muça theksoi se i dyshuari kryesor për vrasjen e 4 fishtë në Tiranë Kostandin Xhuvani ka qenë në në 25 prill të këtij viti në këtë spital rreth orës 17:00 për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit,  duke qëndruar aty për një orë, për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Ai theksoi se për këtë çështje është vënë në dijeni pas kërkesës që i ka bërë dhoma e avokatisë Gjirokastër nëpërmjet avokatit të Kostandin Xhuvanit dhe më pas i kontaktuar nga policia gjyqësore.

"Në bazë të dokumentacionit që zotëron spitali psikiatrik i Elbasanit, rezulton që shtetasi Kostandin Xhuvani është paraqitur në spitalin psikiatrik më 25/04/2014 gjatë orës 17:00 nga ku ka bërë vizitën përkatëse dhe është diagnostikuar me diagnozë dehje patologjike, nga ku ka marrë edhe mjekimin përkatës me glukozë 20%, vitaminë B1, vitaminë C. Më pas për një periudhë rreth 1 orë është larguar."-tha Muça.
 
I pyetur nëse raste të tilla të dehjes nga alkooli mund të marrin ndihmën mjekësore në spitalin psikiatrik, Muça nënvizoi se ka raste të tilla ku si pasojë e reagimit të dhunshëm mund të marrin shërbim në këtë spital.
 
Megjithatë Muça ka evituar të përgjigjet për gjendjen në atë kohë të Konstandin Xhuvanit duke u shprehur se i takon mjekut që e ka trajtuar të flasë për këtë.  

"Ka raste që ndodhin. Jemi detyruar të japim ndihmën e parë, më pas ata largohen. Një pjesë edhe mund të shtrohet, në varësi të gjendjes që ka i sëmuri. Jam njohur me problemin në fjalë në momentin që ka ardhur punonjësi i prokurorisë Gjirokastër, i kam vënë në dispozicionin të gjithë dokumentacionin përkatës."- u shpreh Ylli Muça.

 
Drejtori i spitalit ka paraqitur të gjithë procedurën e deklarimit në polici dhe kthimin e përgjigjes avokatit të Konstandin Xhuvanit por jo atë të regjistrit apo dokumentaciot tjetër që vërteton qëndrimin e Xhuvanit për një orë në spital. Dhe kjo sipas Muçës pasi regjistri, pyetja e mjekut apo dokumente të tjera mund t’i jepen vetëm prokurorisë apo gjykatës. 
 
Ditën e djeshme Prokuroria e Gjirokastrës hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike se Xhuvani ka qenë një person i shpallur në kërkim, për një konflikt mes të rinjsh në prill të këtij viti në Gjirokastër, dhe se nuk arrestohej qëllimisht nga policia. Sipas organit të akuzës në Gjirokastër, Xhuvani ka qenë në psikiatrikun e Elbasanit më 25 prill, dhe jo  në Gjirokastër, siç pretendohet.
 
Lidhur me këtë ngjarje më herët reagoi edhe Ministria e Brendshme e cila konfirmoi se lidhur me konfliktin në Gjirokastër, ku Xhuvani akuzohej për kanosje me armë, është shpallur paraprakisht në kërkim, por për shkak se Prokuroria nuk përqiti asnjë masë sigurimi, brenda kuadrit ligjor, u bë anulimi pas një muaji të urdhrit policor. MB: Xhuvani në kërkim por Prokuroria s'dha masë sigurimi

dokumentat e kostandin xhuvanit
dokumentat e kostandin xhuvanit
dokumentat e kostandin xhuvanit
dokumentat e kostandin xhuvanit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)