Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) shpall thirrjen drejtuar studiuesve dhe arkivistëve në mbarë trojet shqiptare, për të dorëzuar punimet e përgatitura për botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”.
Në vazhdën e një tradite tashmë solide, DPA-ja do të kurorëzojë bashkëpunimin e vijueshëm me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), me publikimin e numrit të radhës të revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky botim përmbledh trajtesat e studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Synimi i këtij publikimi, është lëvrimi i lëmit të arkivistikës si shkencë e posaçme, e mëvetësuar nga historia apo shkencat e tjera të përafërta. Në këtë numër të revistës, do të përfshihen punime mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.
Në përgjigje të kësaj thirrjeje, ekspertët, arkivistët, studiuesit e arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrësit në punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duhet të dërgojnë punimin e tyre drejtpërdrejt në aplikacionin botime.arkiva.gov.al, deri më datë 15 shtator.
Nëpërmjet revistës “Arkivat Shqiptare”, që është e vetmja e llojit të vet në mbarë trojet shqiptare, mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe bashkëndarja e rezultateve të arkivistikës në nivel kombëtar.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell arkivin audiovizual online! Rreth 8 mijë kaseta për Enver Hoxhën të aksesueshme falas
1 Nëntor, 20:47
-
Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, Ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA
25 Gusht, 09:42
-
'Arkivi im dua të kthehet në Shqipëri!' Plotësohet amaneti i Kadaresë! Dorëshkrimet e shkrimtarit të madh në një pavion të veçantë tek Drejtoria e Arkivave
22 Gusht, 11:35
-
Arkivat me ekspozitë për Pavarësinë e Kosovës! Po krimet e serbëve në Luftë?! Ardit Bido: Dokumentet në Beograd, është e vështirë
17 Shkurt, 19:00
-
Mbreti Zog vodhi më shumë ar gjatë largimit nga Shqipëria, Bido për Report Tv: Kam rezerva, Italia kishte interes t’i ekzagjeronte faktet për ta rrëzuar nga froni
19 Shkurt 2023, 17:05
-
Mbretëresha Geraldinë në një ekspozitë, Arkivi: Pinte çaj me të vobektit, mendoi për Shqipërinë dhe pas largimit! Princ Leka: E dashuruar me këtë vend
28 Tetor 2022, 14:31
-
Arkiva me kosto për studiuesit?! 10 lekë një dokument, deri në 5000 një foto, Bido: Studimi falas, tarifat drejt minimizimit
1 Shtator 2022, 16:10
-
'Arkiva' thirrje shkencëtarëve për botimet që do të financojë, në fokus figurat historike
8 Mars 2022, 12:10
-
Pas 39 vjetësh, dorëshkrimet e Musinesë i dhurohen Arkivës, Bibika Kokalari: Në shtëpinë e saj gjeta 27 vepra të diktatorit, ju rrëfej çfarë më tha kur më dorëzoi shënimet.
9 Shkurt 2022, 16:12
-
Pas 'shtëpizave' të librit, Saranda tashmë me 'Kënd Arvikor' në bibliotekën e qytetit! Kryebashkiaku Gurma: Hapësirë studimi për qytetarët
2 Shkurt 2021, 15:23