Mbreti Zog vodhi më shumë ar gjatë largimit nga Shqipëria, Bido për Report Tv: Kam rezerva, Italia kishte interes t’i ekzagjeronte faktet për ta rrëzuar nga froni

Një dokument i ri i botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pak ditë më parë, “zgjoi” një ndër debatet më të mëdha historike të vendit tonë, atë të largimit apo pabesisë së monarkut Zog. Dokumentet në fjalë dëshmonin se mbreti Zog kishte vjedhur një sasi më të madhe ari sesa ishte faktuar deri më tani kur u largua nga Shqipëria më 1939, çka paralajmëron ndezjen e diskutimeve, aludimeve por edhe të interpretimeve historike.  I tillë ishte pak a shumë këndvështrimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.

Bido komentoi dokumentet në fjalë duke kërkuar paraprakisht rezervë kur komentohet, pasi është një raportim që vjen nga një burim pak i sinqertë, pra  sipas tij duhet një interpretim shumë i gjerë historik. Kthyer në atë kontekst historik, Bido thotë se duhet kjo ndarje objektive e fakteve, pasi duhet bërë edhe analiza e Italisë fashiste e asaj kohe. E thënë ndryshe, ky mund të ketë qenë një lloj “sulmi” me dashje ndaj mbretit Zog, logjikisht për ta rrëzuar nga froni.

“Ne përditë i vendosim në pah këto lloj dokumentesh dhe ky është një rast në fjalë. Ky pretendim do pak më shumë rezerva, se është pak i sinqertë, sepse është një raportim që pretendonte se shoqëronte mbretin Zog dhe që është bërë ama drejtuar milicsë fashiste të kohës.

Bido nënvizon se ishte e prirur për të ekzagjeruar sepse Italia fashiste sapo e kishte pushtuar Shqipërinë dhe akti i parë i ndërmarrë ishte rrëzimi nga froni i mbretit Zog.

"Në këtë kuptim duhet marrë me rezerva saktësia e të dhënave. Sepse hyn në interpretim shumë më të gjerë në kuptimin historik. Sesa është shifra e saktë duhet interpretimi i gjerë historik sesa mund të ketë qenë sasia e saktë.”- tha mes të tjerash, drejtori i përgjithshëm i arkivave, Bido për Report Tv.

Për ta bërë më të prekshme, Bido tregoi përafërsisht sesa mund të ishte vlera e sasisë së marrë nga Zogu me ditët aktuale, ku pak a shumë kapte shifrën 5 mln dollarë, shifër e konsiderueshme, nënvizon Bido. Më tej ai shpjegon se në dokumente thuhet se sasia monetare ishte në emër të kurorës dhe është marrë nga banka qendrore.

“I bie kjo si sasi, është e përafërt me 5 mln dollarë të asaj kohe. Që është një shifër e konsiderueshme. Në dokumente është ari i kurorës, sasia monetare që ishte në emër të kurorës në Bankën Qendrore, sasi të tjera nuk janë të dokumentuara.”- vijon Bido.

Pyetje: Sa ka qenë para daljes së dokumentit?

“S’duhet të biem në grackën që do marrim çdo gjë të mirëqene, 200 mijë napolona ari deri në 500 mijë, që e ka thënë aso kohe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).”- thotë Bido.

Përtej këtyre dokumenteve, që ndoshta për shkak edhe të elementit të shifrave marrin interes, Bido thotë se shumë shpejt do të botohen edhe dokumente të tjera para viteve 45 pasi ka nisur sistemimi i tyre. Bido garantoi risi, ndërsa shtoi se shumë shpesh kjo risi jo gjithnjë ka fuqinë për t’u cilësuar si e tillë për shkak të interesit që ngjall.

“Ka një lajm të mrië që këtë vit, përfundon gjithë sistemimi i këtyre dokumenteve para viteve 45, kanë qenë një gangrenë e madhe por falë këtyre ne sjellim risi. Pastaj varet edhe nga interesi, sepse ka dhe dosje që nuk preferohen të hapen, ka dosje që nuk janë hapur kurrë, ka një pafundësi dokumentesh, sepse gjithmonë gjenden dokumente të vendosura në dosje të tjera në fushën që ti kërkon.”- vijoi ai.

Një tjetër seleksionim që pritet me interes nga ‘Arkivi’ janë edhe dokumentet e vjetra dhe lidhjet me Turqinë. Aktualisht në arkiv gjenden 2 mln dokumente nga arkivat turke, por që kërkon një kohë shumë të madhe për t’u sistemuar e përkthyer për shkak të specialistëve të paktë të fushës.

“Dua të theksoj se kemi marrë 2 mln nga dokumentet e arkivave turke. Do dojë shumë kohë të sistemohet, aq më tepër të përkthehet, sepse ka shumë pak osmanolog, e bën një proces shumë të ngadaltë. Por rëndësi ka që e kemi.”- përfundoi Bido.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar ditën e djeshme dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka vjedhur mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më i madh sesa dihej deri tani. Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 20/02/2023 01:57

    Biografi anglez Jason Tomes ne studimin e tij: "King Zog of Albania, Europe’s self-made muslim monarch," London 2003, New York University Press, 2004, f. 241-242, .shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte të paktën 50 mijë paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në Chase Manhatan Bank (SHBA), me përqindjet e të cilave ai mund të shpenzonte deri në 12 mijë paund në vit... Zogistët thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve në Mat. Praktikisht të gjithë të tjerët, përfshi këtu edhe zyrtarët e tjerë zogistë, dyshonin për këtë, pasi dihej se ai kishte marrë ryshfete italiane, duke futur në xhep përqindje të tëra parash.... Kufijtë e vetpasurimit të tij ndaleshin vetëm përpara pengesave të rastit. Gjatë qeverisjes së tij 14-vjeçare, të ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1–2 milion paund në vit, ndërsa kreditë italiane në përgjithësi kishin qenë 8 milion paund.”

    Përgjigju
  • Nevila: 19/02/2023 22:39

    Ky vend nuk behet! Nje capacul qe diten e tij te pare te punes ne shtet e nisi si Drejtor i Pergjithshem i Arkivave na shet mend me hamendesime e ben gafa te renda! Ajo pacavurja qe ke publikuar nuk ka asnje element qe duhet te kete dokumenti, se pari. Se dyti, me c'te drejte e publikon? Se treti, kush je ti qe leshon sentenca, konkluzione e hamendesime? Apo thjesht preteksti i radhes per te dale ne mendja se tash don me na u ba edhe kryetar bashkie ne Sarande? Sa per shifren e sakte, mjafton dokumenti i kufirit ne arkivat greke qe e kane nxjerre nje here historianet ne kohen e xhaxhit Enver, informohu matuf. Po na beni dhe shpikje tani, i pafytyre!

    Përgjigju
  • Tata: 19/02/2023 21:55

    Ne arshivat ku kerkoi strehimin dhe zbarkoi,jane te inventarizuara te gjitha. Pastaj kur u denua dhe u perjashtua per trafiqe te pa ligjeshme e tregeti armesh,dhe u detyrua te shkoje ne afrike,ka nje llogari ne centezima te tere shpenzimeve dhe depozitimeve nga fi,llimi. Jane online akt padite,denimet dhe borxhet e pa paguara neper bote qe a lene. Kurre nuk ka qene person i nderuar ku jetoi.

    Përgjigju
  • Ahengu: 19/02/2023 20:56

    Naltmadhnia ka qene burre i permbajtur. Vidhte pak e sakte. Por nuk ia mori mendja se do ngelte rrugeve deri ne vitet 60-te, ndryshe do kishte vjedhur edhe ca naplona per dasmat e motrave qe i ngelen beqare.

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/02/2023 20:44

    Per mendimin tim duke filluar nga ahmet zogji dhe duke perfunduar tek keta politikan e ketyre 31 vjete jan armiqt me te rrezikshem te shqiperis

    Përgjigju
  • Giuseppe: 19/02/2023 20:33

    Hisroria tregon se ne shqiptaret e shesim lire lekuren,qe nga mbreteresha teuta e deri tek sali ilir fatos edvin jemi popull kusaresh dhe per kete virtyt qe kemi nuk e kemi bere dhe nuk do ta bejne kurre piken e hajrit.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 19/02/2023 19:43

    Hajdutet me te medhenj ne Shqiperi sipas renditjes time : Ahmet Zogu ( floriri ) Edi Rama ( 1 km rruge 20 milion euro, inceneratoret, enegjia elektrike, koncesionet ne shendetesi, etj, etj, ) Sali Sheqere Berisha me pjellet e vet. Ilir Meta, ( floriri Krabes, Cez etj, ) Fatos Nano, Anastas Angjeli, Arben Ahmetaj, Ridvan Bode Mund t'i plotesoni me te tjere, po keta jane hajdute meshkuj 24 karat. Ndersa femra jane Erion Veliaj, Belinda Balluku me Met Hasen Mirela Kumbaro, Mona Metaj Albana Vokshi Etj.

    Përgjigju
  • Mati: 19/02/2023 19:32

    Ky dokument nuk mund te merret ne konsiderate sepse Mbreti Zog cdo vlere e ka terheqe me firma te ministrave dhe perfaqesuesve te bankes. Si ka mundesi qe me dt 7 prill pushtohet Shqiperia dhe me dy 10 prill i drejtohet milicise fashiste. Te shitur te italianet ka patur shume. Derisa i dhuruan kuroren mbreterore italise kjo nuk eshte asgja. Kjo provon pabesine qe italianet kishin pase ndaj shqiperise. Patjeter qe kjo eshte nje menyre per te diskredituar figuren e mbretit Zog i cili eshte personi qe ndertoi shtetin modern shqiptar.

    Përgjigju
  • Soni: 19/02/2023 18:21

    Po e vodhi floririn e shqiptarve ujdut po Sali qeni i dha dhe pronat shteti duhet tja mare jo ti jap pasurin e popullit se sishte mbret ishte i vete shpallur dhe pa pasuri me dera ka qene

    Përgjigju
  • Sifi: 19/02/2023 18:09

    Ore karafil ti je drejtir i Arkives se shtetit apo avokat i zogut qe e vet shpalli veten mbret.Dokumenti qe tregove me firmen e Gjon Lushajt qeka i ekzaxheryar kurse ti ipke shifren 30 here me te vogel.Quan fatkeqesi qe asnje shtet muk e njohu zogub mbret,dhe nuk thua aresyen e thjesht ,se nuk kishte gjak mbreterir dhe u vu mbret me anen e dhunes sic beri duke luftuar kunder qeverise se Nolit ne ndihmen e serbeve dhe bjelloruseve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë