Drejtoria e Doganave godet skemën e mashtrimit, biznesi importonte mallra kontrabandë 'si ndihmë humanitare'! Dëmi ndaj shteti mbi 34 mln lekë

Drejtoria e Doganave godet skemën e mashtrimit, biznesi importonte mallra kontrabandë 'si ndihmë humanitare'! Dëmi ndaj shteti mbi 34 mln lekë

TIRANË– 356.370 mijë euro produkte janë vënë nën sekuestro pasi futeshin në Shqipëri si ‘ndihmë humanitare’ duke shmangur detyrimet doganore. Report Tv mëson nga burime zyrtare se kjo sasi me mallra ishin porositur në emër të një biznesi të regjistruar nga një person me inicialet H.D.. Bëhet fjalë për 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial duke i shkaktuar një dëm shtetit mbi 34 mln lekë. Për këtë, arsye ai është gjobitur me 207,041.034 lekë.

Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”.

Njoftimi i plotë
Administrata Doganore në zbatim të luftës kundër aktiviteteve të paligjshme,  kontrabandës, mospagesës së taksave dhe tatimeve, fshehjes së të ardhurave, etj,  ka konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e mallrave të natyrës tregtare, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.

Nga skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej  864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial,  të cilat kapin vlerën prej 356 370 EUR.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke.

Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale” të parashikuara nga nenet 174/2, 175, 177, 186/2, 180  dhe 287 të Kodit Penal. 

Nga ana e Drejtorisë së Hetimit Doganor, po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për nxjerrjen e rasteve të ngjashme.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar  në mbështetje të  ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që  i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë