
NJOFTIM PËR SHTYP
Shtyrja e konkursit publik deri në 7 prill për dizenjimin e uniformës dhe emblemës së shërbimit doganor
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ripërsërit njoftimin e publikuar në faqen e saj të internetit për organizimine konkursit publik për dizenjimin e uniformës dhe emblemës së shërbimit doganor.
Afati për paraqitjen e punimeve shtyhet deri në datën 7 prill 2014, ora 10.00.
Të interesuarit mund të konsultohen për detajet në www.dogana.gov.al







