Një tjetër aksident ndodh në rrugët e Shqipërisë.

Makina e shtetasit  D.B. nga Kosova ka përplasur të moshuarin E.H. që po kalonte me biçikletë në aksin Fushë Krujë-Laҫ.

75-vjeçari i aksidentuar është jashtë rrezikut të jetës.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit 'Audi' është ndaluar nga policia dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Informacion paraprak.

Më datë 24.07.2017, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, shtetasi D.B., banues në Kosovë, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar një shtetas me biçikletë me iniciale E.H.,75 vjeç.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com