TIRANE- Pavarësisht se Bursa e Tiranës është mbyllur që nga fundi i vitit 2014, drejtuesit vazhdojnë të figurojnë në detyrë e të përfitojnë pagat. Ushtrimi i funksioneve dhe përfitimi i pagave në kundërshtim me ligjin është zbardhur nga struktura e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Financave, kryer gjatë gjysmës së parë të vitit 2014.

“Organet drejtuese të Bursës së Tiranës, kanë vijuar të ushtrojnë funksionet, të marrin vendime dhe të paguhen edhe pse mandati/emërimi i tyre ka përfunduar për rreth një vit para, i pa rinovuar. Po nga ky institucion kanë rezultuar parregullsi në fushën e menaxhimit financiar dhe atë të prokurimeve publike”, thekson raporti i Drejtorisë së Auditit të Brendshëm.