Në kuadër të dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare për fëmijët talasemikë janë bashkuar gjatë ditës së sotme edhe efektivë të policisë së shtetit.

Dhurimi i gjakut nga forcat blu është kryer  në ambientet e Drejtorisë së Policisë se Shtetit nën moton “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë", nisëm e sjellë nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Drejtori i Policisë se Shtetit Haki Çako, i cili  është  shprehur se Policia e Shtetit do t'i përgjigjet përherë pozitivisht çdo nisme e kërkesë që është në funksion të komunitetit.

policia e shtetit

policia e shtetit

policia e shtetit

policia e shtetit

policia e shtetit
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)