Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtueses së Prokurorisë së Kukësit, Alketa Nushin.
Trupi i gjykues i përbërë nga treshja Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Firdes Shuli vendosi shkarkimin e saj, për shkak se nuk plotësonte dy nga kriteret, atë të deklarimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.
Në seancën dëgjimore, trupi gjykues vuri në dukje standardin e dyfishtë të ndjekur në një çështje të vitit 2017, kur prokurorja Nushi kishte kërkuar “detyrim paraqitje” për një prej të proceduarve për vepra të rënda penale dhe arrest me burg për të akuzuarin për moskallëzim krimi.