Kështu, shef Ismet Shehu dhe zonja Tefta kishin përgatitur receta tradicionale të drekës së pashkëve.
“Rreze Dielli” së bashku me klubin e shefave të kuzhinës shqiptare kanë lidhur një bashkëpunim për të përcjellë sa më shumë traditën e gatimeve shqiptare, duke i sjellë ato ashtu siç kanë qenë në kohët më përpara, me të njëjtat vlera ushqimore dhe më të njëjtën shije.
Kremtimi i pashkëve kanë gatimet tradicionale të tyre që shtrohen në drekën e kësaj të diele.
Zonja Tefta së bashku më shef Ismetin sollën në kuzhinë pesë receta. Ndër të cilat ishin: supa megjenicë, lemontardë, mish qingji dhe sallatë.
Receta e parë që u përgatit ishte supa megjericë, pjata që është e domosdoshme në ditën e drekës së pashkëve.
Receta: Supa magjenicë
Qepë të njoma
Vaj ulliri
Hurdhër
Gjalp
Të brendshme qingji
Krip
Oriz
Kopra
Majdanoz
Përgatitja e supës magjenicë:
Ziejmë të brendshmët. Më pas në tigan skuqim qepën e njomë së bashku me hurdhër në vaj ulliri. Më pas tek qepa shtojmë orizin e zierë dhe të brendshmet e qingjit të prera në kubik. Dhe i ziejmë duke i shtuar në fund të gjitha erëzat që janë në recetë.
Receta e dytë që e kërkon tradita e drekës së pashkëve ishte mishi i qingjit.
Receta: Mishi i qingjit
Brinjë qingji
Fara koriani
Sherebel
Kum
Karafil
Kërpudhë
Gjalp
Krip
Piper i zi
Rrepa e bardhë
Karota
Bizele
Përgatitja e recetës së mishit të qingjit:
Mishin e qingjit, pasi e hedhim të gjitha erëzat që janë në recetë duke e skuqur fillimisht në tigan, e fusim në furrë për t`u pjekur më mirë. Më pas i shtojmë mishit në furrë një kërpudhë të përgatitur me krip, peper dhe gjalp përsipër.
Duke dhënë fantazi të reja dhe për të shtuar menunë e gatimeve të drekës së pashkës shef Ismeti përgatiti dhe 3 receta të tjera si tarta me spinaq, ëmbëlsira lemontardë dhe sallatën.
Në recetën plot fantazi për drekën e pashkëve të tartës me spinaq, Shef Ismeti vendosi në mënyrë estetike vezët mbi tortë pasi ato janë domethënia e pashkëve.
Receta: Tartë me spinaq
Vezë të ziera
Gjiz
Spinaq
Petë
Gjalp
Receta: Sallata me lakër dhe vezë
Lakër e bardhë
Vezë
Vaj ulliri
Luleshtrydhe
Receta: Ëmbëlsira lemontardë
Përgatitja e brumit të tartës
Miell 300 gr
Gjalp 150 gr
Vezë 1
Krip
Sheqer
Ujë 2- 3 lugë
Kremi
Pana ëmbëlsirë
Vezë 2 kokrra
Lëng limoni
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)