Drenasi të dielën u drejtohet
kutive të zgjedhjeve sërish

Drenasi të dielën u drejtohet<br />kutive të zgjedhjeve sërish
Të dielën në Drenas do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e komunës, ku pas pesë ditësh fushatë ka filluar heshtja zgjedhore.

Rezultati i parë i zgjedhjeve të mbajtura më 4 dhjetor në Drenas, ishte një balotazh midis kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovic dhe kandidatit të Nisma, Isa Xhemajli.

Heshtja zgjedhore ka filluar që prej orës 00:00 dhe sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, gjatë kësaj kohe nuk lejohet asnjë lloj organizimi, thirrjeje politike ose forma të marketingut të cilat mund të ndikojnë te zgjedhësit.

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit në garë për kryetar të komunës ishin gjashtë kandidat, ndërkohë që në listat e votimit ishin edhe dy kandidatë të pavarur të cilët u tërhoqën nga zgjedhjet.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni