Një çift bashkëshortësh në Drenovë të Korçës kanë rënë preh e një grabitje nga dy persona të cilët kanë qenë me maska dhe të pajisur me një armë të ftohtë, thikë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure kur dy personat e maskuar janë futur në banesën e L.M 74-vjeç dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh nën kërcënimin me thikë ndaj dy të moshuarve.
 
Sapo grabitësit kanë marrë lekët dhe janë larguar nga banesa i zoti i shtëpisë ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e kësaj grabitje.

Mësohet se në pranga kanë rënë; Kostandin Tona, 19 vjeç dhe  D.K, 16 vjeç,  të dy banues në Korçë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata iu  kanë vjedhur të moshuarve një sasi prej  45.000  lekë të reja të cilat iu gjetën autorëve.

Ja njoftimi i policisë
Policia brenda një kohe shumë të shkurtër, zbardh dhe dokumenton vjedhjen e ndodhur  ditën e sotme, në fshatin  Drenovë.
Kapen dhe arrestohen në flagrancë, dy autorët e vjedhjes me dhunë.
Në vijim të informacionit paraprak datë 01.06.2016, ju bëjmë me dije se nga Specialistët  e Seksionit  për  Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Kostandin Tona, 19 vjeç dhe  D.K, 16 vjeç,  të dy banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.20, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në fshatin Drenovë, rrethi Korçë, kanë hyrë të maskuar në banesën e shtetasit L.M, 74 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe bashkëshortes shtetases K.M, si edhe iu  kanë vjedhur atyre, një sasi prej  45.000  lekë të reja.
Në cilësinë e provës materiale, u gjet  dhe sekuestrua  shuma e mësipërme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)