Aktorja e famshme e “Charlie’s Angel, Drew Barrymore ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, e cila është vajzë.

Barrymore prek disa kohësh ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me Will Kopelman.

Çifti i ka vendosur vajzës emrin Olive si dhe kanë lëshuar një deklaratë për mediat.

“Me krenari ju njoftojmë për lindjen e vajzës sonë Olive Barrymore Kopelman.

Olive ka lindur më 26 shtator gëzon shëndet dhe është gazmore, gjithashtu e ka bërë të lumtur gjithë familjen.

Ju falënderojmë që po respektoni privatësinë tonë gjatë këtij momenti të veçantë për ne”,- thuhet në njoftimin e çiftit.

Barrymore është një nga aktoret më të famshme në Hollivud, si dhe shquhet për rolet e saj të shumtë.

(xh.k/shqiptarja.com)