Drita e Kosovës, e vetmja skuadër shqiptare e mbetur në kualifikueset e Kupave të Evropës, është mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Conference League kundër Legias së Varshavës. Për gjilanasit përballja nuk nisi mirë, pasi në minutën e 31 Gomda mori karton të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar më pak për më shumë se 1 orë lojë. Nga kjo situatë Legia përfitoi në pjesën e dytë, duke realizuar fillimisht me Kramer dhe më pas me Gual.
Ndeshja e kthimit do luhet në stradiumin Fadil Vokrri të Prishtinës të enjten e ardhshme.
Po për Conference League Fiorentina barazoi 3-3 kundër Akedemisë Puskas, në një ndeshje të nisur shumë keq nga italianët, të cilët në minutën e 12 e panë veten në disavantazh të dyfishtë. Megjithatë në vijim golat e Sottil dhe Quartas rikthyen baraspeshën, ndërsa Moise Kean në minutën e 75 solli përmbysjen e rezultatit dhe festën e çmendur në Firence.
Gafa e Guiu, futbollisti i Chelsea-s nuk shënon me portën e boshatisur! Londinezët ia dalin me vështirësi (VIDEO)
Chelsea i milionave të pafund e pati të vështirë ndeshjen e parë ‘play-off’ të Conference League pavarësisht se në fund arriti të mposhtë 2-0 zviceranët e Servettes. Në Londër të besuarit e Maresca-s zhbllokuan në pjesën e dytë falë një penalltie, ndërsa me tej do bënte shumë përshtypje rasti i humbur i Marc Giui pothuajse me portën e boshatisur.
Gjithsesi në vijim do realizonte edhe Madueke, një gol sigurie që e bën Chelsean e Marescas të udhëtojë i qetë javën e ardhshme në Zvicër.