TIRANE - Kryekomunari i Bërzhitës Genci Drita dhe shefi i Tatim-Taksave të kësaj komune Armando Burri, kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku janë njohur me masën e “arrestit në burg” për akuzën e korrupsionit. Gjatë seancës gjyqësore, Drita dhe Burri nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës kërkuan caktimin e një mase më të lehtë sigurimi, kërkesë kjo që shtë refuzuar nga gjykata. Sipas përfaqësuesit të akuzës, Drita dhe Burri i kanë kërkuar një qytetari sasinë prej 4500 euro në këmbim të një leje ndërtimore.

Ndërkohë që disa ditë më parë vetë kryekomunari Genci Drita, i kishte konfirmuar me gojë qytetarit se ktë vijonte punimet për mbushjen me dhe të një përroi që ndodhej pranë lokalit të tij,se ai do e ndihmonte me tej. Fill pas këtij urdhëri Drita, i ka dërguar inspektorin e Urbanistikës dhe policinë në vendin e punimeve, të cilët kanë kërkuar pezullimin e tyre. Loja e dyfishtë, është bërë nga kryekomunari me qëllim kërkimin e shumës prej 4500 euro nga qytetari.

Takimi në Tiranë
Qytetari dhe Genc Drita janë takuar në Tiranë ku me ta ka qënë dhe Armand Burri. Kallëzuesi e ka pyetur Gencin, përse i kishte dërguar inspektorin e komunës si dhe policin e rendit për t’i bllokuar punimet, duke i thënë se ishte vetë ai që i kishte thënë që t’i kryente ato. Genci i është përgjigjur se policin nuk e kishte thirrur ai, por sipas tij i kishte dërguar Ministria e Mjedisit. Genci i ka thënë kallëzuesit, që t’i dërgonte një kërkesë drejtuar komunës, se gjithçka do ta rregullonte ai këtë punë, por do të bënte çfarë të thoshte Armandoja se ai do i tregonte rrugën dhe procedurat që ata t’ia përfundonin këtë punë që të ishte në rregull ai dhe ata, por çfarë të thotë Armandoja do ti plotësonte,që ata të  fillojmë procedurat per dhënien e lejes se përdorimit nga ana e tij, duhet të jepeshin 4500 euro që të mos të kishte problem me askënd.

Ndodhur në këto kushte, kallëzuesi mbasi është bindur se këtë shumë eurosh prej 4500 Euro,i kanë kërkuar dhe i kërkojnë si bakshish Genc Drita dhe Armando Burri për përfitim personal dhe jo si tarife e ligjshme për komunën është ndërgjegjësuar dhe është paraqitur tek seksioni për Korrupsionin dhe ka bërë kallëzim.

“Eja se mbarova punë”
Me rregjistrimin e procedimit penal në datë 08.08.2014, është autorizuar me vendim të prokurorit përgjimi ambiental i bisedave midis kallëzuesit dhe të dyshuarit Armando Burri si dhe është autorizuar simulimi i aktit korruptiv nga kallëzuesi F.M. ndaj të dyshuarit Armando Burri. Bazuar ne autorizimin e prokurorit për përdorimin e metodave special të hetimit, janë kryer përgjime ambjentale, përgjime numrash telefonik të përdorur nga personat nën hetim Genc Drita dhe Armando Burri,janë bërë vëzhgime nga specialistët e njësisë Opercionale të DPQ Tiranë,nga ku ka rezultuar se më datën 03.09.2014, rreth mesditës ka komunikuar i dyshuari Armando Burri me kallzuesin F.M., ku i ka kërkuar për tu takuar në lidhje me bisedën që kishin bërë më parë (bëhej fjalë për ti dërguar shumën e eurove prej 1500 Eurosh të mbetuar pa paguar, dhe ai në këmbim të kësaj shume për ti dhënë lejën e përdorimit për sheshin publik të shpjeguar me sipër),takim të cilin e kanë ralizuar, ku kallzuesi i ka dhënë shumën në fjalë dhe Armando Burrit.

Pas këtj momenti,i dyshuari Armando Burri ka telefonuar kryetarin e Komunës Genci Drita, të cilin e ka vënë në  dijeni se “Puna u krye në lidhje me lejen e personit të biseduar më parë” dhe kanë lënë takim në afërsi të qendrës Tregtare “TEG” Sauk, ku u bë organizimi dhe ralizimi i kapjes dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve. Në momentin e kapjes në flagrancë, këtyre shtetasve iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale, shtetasit Genc Drita shuma prej 10.000 euro, kurse shtetasit Armando Burri ju sekuestrua shuma prej 1500 Eurosh, si dhe dokumentacioni që ai kishte me vete që i përkiste komunës Bërzhitë, që kishte lidhje me veprimet korruptive.

Kryekomunari 2 mln dollarë pasuri të pa deklaruar
 Kryekomunari i Partisë Demokratike në Bërzhitë veç akuzës për shpërdorim detyre me marrje rryshfeti do të vihet para drejtësisë për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Shkëlqim Ganaj që ka kallëzuar në prokurori Genc Dritën, ndërsa bëhet fjalë për pasuri të fshehur dhe të dyshimtë për rreth 2 milionë dollarë, qindra mijë eurosh, dy aparatamentesh dhe trualli. Padia është bërë të premten në prokurori, por ILDKP ka zbuluar një skandal në vetë institucionin e saj. Ndaj Genci Dritës Inspektori i çështjes kishte propozuar edhe më herët kallëzim penal, por dosja në ngarkim të kryekomunarit të Bërzhitës mbahej e fshehur për vite me radhë në ILDKPI dhe nuk ishte dorëzuar në organin e akuzës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)